KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vëllai i ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha në grupin kriminal të AKSHI-t
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vëllai i ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha në grupin kriminal të AKSHI-t
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Vëllai i ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha në grupin kriminal të AKSHI-t

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2026 11:31 am
178 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Çuditë në këtë vendin tonë të vogël s’kanë të sosur, pasi nga njëra anë një vëlla hetohet dhe bën pjesë në grupin kriminal që zhvati shtetin me dhjetëra miliona euro dhe nga ana tjetër, vëllai tjetër është përfaqësuesi kryesor i Shqipërisë pranë institucioneve të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Gëzim dhe Ferit Hoxhën, ku Gëzimi është nën akuzë dhe me masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme, si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it, ndërkohë që Feriti vijon i qetë detyrën si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shqipërisë në BE-së, që prej muajit korrik të vitit 2024.

Feriti dhe Gëzimi gjatë 3 viteve të fundit kanë pësuar ndryshime në të mira materiale, ku Gëzimi ka marrë dhjetëra miliona euro tendera sekretë nga qeveria, me ndërhyrje klanesh, ndërkohë që Feriti pas ulje-ngritjeve në karrierën diplomatike u katapultua si njeriu kyç i integrimit. Këto radhë s’kanë aspak qëllim që të ulin figurën e çdonjërit prej tyre, por në mungesë të një reagimi sidomos të diplomatit, do mundohemi të hedhim dritë mbi aktivitetin e të dyve, ku në disa raste aktiviteti publik i Feritit ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin privat të Gëzimit.

BE-ja ka nisma dhe mekanizma që mbështesin kompani të teknologjisë së informacionit, me donacione, kredi apo mbështetje logjistike, ku normalisht njeriu që bën ndërlidhësin e Shqipërisë me BE-në është Feriti. Nga ana tjetër Gëzimi ka në pronësi plot 3 kompani, më e vjetra ka fituar dhjetëra miliona euro nga AKSHI për pajisje dhe programe të teknologjisë dhe dy të tjerat i ka regjistruar fiktivisht në parkun DURANA, në Xhafzotaj. Këto më sipër janë vetëm ato që realisht bëjnë vëllezërit, ndërkohë që lidhjen mes të dyve, nëse puna e njërit ndikon te tjetri, apo të bashkëpunëtorët e vëllait, mund t’a zbardhin institucionet ligjzbatuese.

Fakt që është që, emri i Gëzim Hoxhës dhe kompanisë së tij, “First” ndodhet në shumë fashikuj të dosjes së AKSHI-t, ku vetë vëllai i ambasadorit hetohet për pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal. Po hetohet edhe për grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ina Ciko, një prej vartësve të Ermal Beqirit, aktualisht me masë sigurie shtrënguese po që nuk është ekzekutuar, ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie financiare dhe kanë bashkëpunuar me disa firma, njëra prej të cilave edhe “First”, me pronar Gëzim Hoxhën.

Në dosjen e SPAK-ut detajohet se janë bërë kreditime nga firma “First” te kompanitë e Beqirit apo Agasit në shuma që shkojnë deri në 1.2 milionë euro. Këto kreditime, janë realizuar në dhjetor të vitit 2024. Prokuroria ka zbuluar se kompania e Gëzim Hoxhës, “First”, ka kaluar fonde në llogarinë e subektit “EA Solution”, në shuma të konsiderueshme.

Dy biznesmenët e tjerë në dosje, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha kanë kontraktuar shërbimet e “EA Solution” nëpërmjet Ermal Beqirit, i cili i ka drejtuar te ky subjekt. “Pra të gjitha aktivitetet drejtohen nga shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergvs Agasi me qëllimin përfundimtar përfitimin e paligjshëm të fondeve të marra nga kontratat publike me institucionin e AKSHI-t” thotë SPAK-u.

Në dosjen e AKSHI-t detajohet edhe dëshmia e vetë biznesmenit Gëzim Hoxha, i cili ka deklaruar se firmën e ka prej vitit 2008, ndërkohë që është fokusuar te siguria kibernetike. Në dëshmi ai ka pranuar indirekt se ka paguar një shumë prej rreth 600 mijë eurosh si ryshfet, ndërkohë ka bërë edhe fatura të tjera me dy biznesmenët kryesorë, të shpallur në kërkim.

Dëshmia e tij kryesore ka qenë për një super tender sekret, i cili nuk dihet ende sot e kësaj dite se çfarë është bërë. “Kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime shoqërinë ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60 milionë lekësh të reja”, ka pohuar Hoxha.

Për koiçidencë ose jo, koha në të cilën ka fituar tenderin dhe ka bërë pagesën prej 600 mijë eurosh, përkon me kohën që vëllai i tij, Feriti të jetë emëruar si Ambasador i Shqipërisë në BE.

“Gëzim Hoxha ka rol aktiv në pjesëmarrjen dhe përfitimin e paligjshëm të procedurave të prokurimit, të cilat diktohen nga shtetasit e sipërpërmendur. Ai ka kredituar shuma të konsiderueshme te shoqëria ‘EA Solution’” thuhet në dosje.

Ndaj Hoxhës është caktuar masa e sigurisë ndalimi i daljes jashtë shtetit, teksa ai hetohet për pastrim parash të kryer në kuadër të organizatës kriminale. Ai është urdhëruar nga Gjykata e Posaçme që të mos largohet nga territori i Shqipërisë.

Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit, krahas pjesëmarrjes në grupin kriminal të AKSHI-t lidhen te DURANA. Një park i ngritur nga Elira Kokona e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila pa ndërtuar asnjë godinë, “zhvendosi” në atë adresë rreth 50 firma, me pronarë emra të njohur, disa prej të cilëve me dosje në SPAK.

S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.Objekti i kompanisë është krijimi dhe funksionimi i laboratorëve të kërkimit dhe zhvillimit në fushat ICT, AI, ML, IoT, digjitalizim dhe siguri kibernetike.

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”. Shkodrani duket se ka lindur “me këmishë”, pasi me një lëvizje arriti që të regjistrojë dy firma me “bekimin” e Elira Kokonës, e cila në këmbim i falte taksat, dividentin apo lehtësi doganore.

Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media greke “kryqëzon” Edi Ramën: U tall me gazetarin tonë vetëm se i tha emrin gabim
Artikulli tjetër Qeveria britanike i heq kontratën 2.6 miliardë dollarë izraelitëve të Elbit Systems

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.