KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën
KryesoreOpinionSociale

Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2024 11:01 am
138 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Gjergj Erebara

 

Deri në vitin 2017, Kina ishte, mes shumë gjërash të tjera, gjigandi ndërkombëtar në përdorimin e materialeve të riciklueshme, të tilla si plastika, letra apo metalet. Nga e gjithë bota, anijet e ngarkuara me mbetje mbërrinin në Kinë ku, teorikisht, proceset e përpunimit të tyre kushtojnë më lirë për shkak të krahut të lirë të punës se sa, në vende të pasura, fjala vjen, Shtetet e Bashkuara.

Në këtë vit, Kina vendosi se kishte importuar plehra mjaftueshëm shumë sa të bezdisej. Ajo nisi Operacionin “Shpata Kombëtare” dhe ndaloi importin e plehrave. Arsyeja, pjesa më e madhe e plehrave të importuara me qëllim riciklimin ishin të ndotura apo të pavlefshme për riciklim, kështu që ato përfundonin menjëherë në landfill pas importimit. [link]

Vendimi i Kinës shkaktoi telashe për shumë vende të pasura, të cilat prodhojnë plehra me tepri, për shkak se janë të pasura dhe për shkak se nuk duan kokëçarje gjatë jetesës së vet të përditshme. Vietnami pasoi Kinën duke njoftuar ndalime në importin e mbetjeve në vitin 2018. [Link] Edhe këtu, problemi ishte i njëjtë. Ajo që importohej si lëndë e parë, ishte në fakt mbeturinë për groposje.

Pak vite më vonë, problemi u shfaq në Rumani. Kini parasysh se Rumania është një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe zbaton legjislacionin e Bashkimit Evropian, legjislacion që mes të tjerash, lejon kalimin tranzit apo importimin e lëndëve të para të nxjerra nga procesi i ndarjes në burim apo në impiante të mbeturinave. Problemi ishte se edhe këtu, njësoj si në Kinë, përmes dokumentacioneve që sugjeronin se mbeturinat ishin për qëllime tranziti në territorin e Rumanisë apo se po importoheshin si lëndë e parë, në fakt përfundonin të groposura. Në mungesë të Kinës, Rumania dhe disa vende të tjera të botës u kthyen papritur në fushat e plehrave të botës së pasur. [Link]

Në linkun më sipër mund të gjeni një lajm nga Radio Evropa e Lirë, e cila, në vitin 2021 citon ministrin e mjedisit të Rumanisë: “Ajo që në teori sillet me këto kontenierë është lëndë e parë për riciklim,” tha Tanczos Barna. “Po them ‘teorikisht’ për shkak se shumë shpesh në këto kontenierë ka diçka tjetër nga çfarë deklarohet.”

Duke hasur të njëjtin telash, vitin e kaluar, Tailanda njoftoi ndalimin e importit të plehrave. Tani është Indonezia vendi që po bëhet gropë plehrash të botës dhe po mendon të bllokojë importet, të cilat, teorikisht vijojnë të mos kenë asgjë të keqe.

Qeveria shqiptare ka propozuar së fundmi edhe një herë, për herë të katërt në 20 vjet, lejimin e importit të plehrave, propozim ky brenda kuadrit të përfitimeve teorike të pak fabrikave që Shqipëria ka dhe që kanë kërkesa për materiale të tilla. Sipas propozimit, kërkesat për importe do t’i bëhen Këshillit të Ministrave, i cili, do të miratojë, rast pas rasti, kërkesat për import.

Shqipëria e ka dëgjuar këtë histori edhe më parë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave

David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë

FIFA do të propozojë që, çdo ekip të ketë në fushë një lojtar U-21

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Zhvatja e 50 mln eurove/ ‘Der Standard’: Kriminelët vepronin në zemër të Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 18 persona humbën jetën, Irani akuzon Izraelin për kryerjen e një sulmi “kriminal” në Siri
Artikulli tjetër “Serbia po armatoset”, ambasadori Christopher Hill: Ja pse i bleu tani avionët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Trump refuzon propozimin iranian! Tehrani kërcënon sërish
Aktuale Analize Bota Politike 30 Prill, 2026
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
SHBA kërkon një koalicion të ri ndërkombëtar për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
Aktuale Bota Fokus Politike 30 Prill, 2026
Champions/ Nuk ka fitues në gjysmëfinalen Atletico-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.