Mbrëmë rreth mesantës, disa persona janë mbledhur para selisë së EULEX-it në Prishtinë, pas përfundimit të protestës së mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Grupi i protestuesve kishte mbërritur para EULEX-it pas përfundimit të protestës para Qeverisë, duke vazhduar atje revoltën e tyre pas vendimit për dënimin e liderëve të UÇK-së në Hagë me 81 vjet burgim.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën dje aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.
Marrë nga Kosovapress.com