KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”
AnalizeFokusHI-TechKryesoreOpinionSocialeZhvillim

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2026 10:03 am
10 Shikime
Share
12 Min. Leximi
SHARE

Ajo që nisi me kufizimin e funksionit “collab” në disa profile të lidhura me protestat e “Revolucionit Flamingo” u shndërrua, brenda pak ditësh, në heqje postimesh, kufizime dhe mbyllje llogarish në rrjetet sociale.

Në orët e para të 2 shtatorit, disa aktivistë raportuan se kishin humbur njëkohësisht aksesin në profilet e tyre, ndërsa në ditët pasuese raste të ngjashme prekën edhe media, mes tyre Euronews Albania dhe faqen në Facebook të redaksisë sonë, Citizens.al. Pas një serie të gjatë reagimesh dhe raportimesh përmes disa mekanizmave, përfaqësues të platformës Meta u shprehën se po e hetonin rastin, ndërsa më herët kishin pranuar se disa prej llogarive të prekura “ishin hequr gabimisht”.

Në rastin e Citizens.al, faqja ishte targetuar drejtpërdrejt përmes një vale raportimesh për “impersonim”. Një numër përdoruesish kishin raportuar se profili i Citizens.al përfaqësonte një markë apo identitet që u përkiste atyre, çka solli mbylljen e menjëhershme të faqes. Pas një serie ankesash, faqja u rikthye, por cenueshmëria mbetet. Meta nuk e ka bërë ende të disponueshëm opsionin e verifikimit për faqet që operojnë në Shqipëri, duke i lënë ato më të ekspozuara ndaj këtyre formave të raportimit abuziv.

Organizata “Repro Uncensored”, e cila ndoqi rastet dhe ka ndihmuar në rikthimin e disa llogarive, ndër to edhe faqen e Citizens.al, thotë se ka verifikuar tashmë më shumë se 80 raste të lidhura me Shqipërinë. Kjo situatë tregon se si një seri raportimesh, përfshirë ankesa për shkelje të të drejtave të autorit, mund të prodhojë një efekt zinxhir në një hapësirë ku zhvillohet një pjesë e rëndësishme e debatit publik.

Nga një raportim te një valë bllokimesh

Sipas Martha Dimitratou, drejtuese ekzekutive e Repro Uncensored, organizata ka dokumentuar raste ku llogari të lidhura me protestat janë goditur përmes ankesave të përsëritura për “copyright”. Sipas saj, disa prej këtyre llogarive janë rikthyer pasi Meta ka pranuar se heqjet kanë qenë të gabuara.

“Hetimi ynë ka verifikuar tashmë më shumë se 80 raste dhe modeli sugjeron se raportimet e përsëritura mund të shkaktojnë masa nga platforma përpara se të vlerësohet në mënyrë të mjaftueshme nëse ankesat janë të ligjshme apo të koordinuara”, thotë Dimitratou për Citizens.al.

Ajo e lidh këtë problem edhe me rritjen e përdorimit të sistemeve të automatizuara dhe inteligjencës artificiale në moderimin e përmbajtjes. Sipas saj, këto sisteme mund të reagojnë ndaj volumit të raportimeve, pa qenë gjithmonë në gjendje të identifikojnë kontekstin dhe modelin më të gjerë të sulmit.

“Kur disa llogari të lidhura targetohen vazhdimisht përmes të njëjtave metoda, platformat duhet të kenë mekanizma që ta njohin një valë censurimi, të mbrojnë llogaritë e prekura dhe ta eskalojnë çështjen për një shqyrtim real njerëzor, në vend që të vazhdojnë ta trajtojnë çdo rast në mënyrë të veçuar”, thotë ajo.

Problemi, sipas Repro Uncensored, nuk qëndron domosdoshmërisht te vetë ekzistenca e mekanizmit të raportimit. Raportimi i përmbajtjes së paligjshme apo i shkeljeve të copyright-it është pjesë normale e funksionimit të një platforme. Çështja është se çfarë ndodh kur mekanizmi përdoret në mënyrë abuzive.

“Raportimi për shkelje të të drejtave të autorit mbetet veçanërisht i cenueshëm ndaj abuzimit, sepse aktorë me qëllim të keq mund të pretendojnë pronësinë mbi materiale që nuk i kanë krijuar, duke shkaktuar potencialisht marrjen e masave nga platforma përpara se ligjshmëria e ankesës të jetë vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme”, thotë Dimitratou, ndërsa shton se e shohin këtë problem shumë përtej hapësirave të aktivizmit, përfshirë median, artin, kulturën dhe shoqërinë civile.

“Problemi kryesor është se Meta duket se i ka trajtuar raportimet individuale si çështje të veçuara të zbatimit të rregullave, në vend që të identifikonte modelin më të gjerë të koordinuar”, shton ajo më tej.

Në rastin shqiptar, Repro Uncensored thotë se ende nuk ka një përgjigje nga Meta se çfarë mekanizmash mbrojtës u përdorën, pse nuk funksionuan dhe nëse kompania po heton një fushatë të koordinuar në tërësi.

“Në Shqipëri, rikthimi i llogarive ka qenë jashtëzakonisht i ngadaltë në disa raste, përfshirë ato të aktivistëve dhe mediave, si Euronews Albania, pavarësisht përshkallëzimeve të përsëritura të rasteve nga Repro Uncensored”, tha Dimitratou.

Në një rast të raportuar nga Repro Uncensored, një person dyshohet se ka pranuar se ishte paguar për të bërë ankesa. Organizata thotë se po heton më tej raste të ngjashme, ndërsa Meta nuk ka publikuar deri tani një shpjegim të plotë mbi origjinën e raportimeve.

Sa e fortë është “dera” shqiptare e Meta-s?

Një tjetër shqetësim që ngrihet është nëse problemet e moderimit janë të lidhura me gjuhën dhe kontekstin shqiptar. Dimitratou thotë se aktualisht nuk ka prova që mungesa e moderimit në gjuhën shqipe të ketë shkaktuar valën e fundit të mbylljeve.

“Gjuha dhe konteksti lokal kanë qenë historikisht sfida për moderimin e përmbajtjes, veçanërisht jashtë anglishtes. Megjithatë, aktualisht nuk kemi prova se mungesa e moderimit në gjuhën shqipe shkaktoi atë që ndodhi këtu”, thotë ajo.

Sipas saj, provat e mbledhura deri tani tregojnë më drejtpërdrejt drejt përdorimit të mekanizmave të raportimit dhe copyright-it. Por Repro Uncensored po shqyrton edhe rolin e kompanive të jashtme të moderimit të përmbajtjes dhe ndërmjetësve të copyright-it që mund të përfshihen në proceset e zbatimit të rregullave në gjuhën shqipe.

“Kjo ka rëndësi sepse çdo boshllëk në kuptimin e gjuhës apo të kontekstit lokal mund t’i bëjë sistemet e zbatimit të rregullave, të cilat janë tashmë të cenueshme, edhe më të lehta për t’u abuzuar”, u shpreh Martha Dimitratou.

Meta është një kompani private që administron platformat ku zhvillohet një pjesë e komunikimit publik. Vendimet e saj për të hequr një postim, për të kufizuar shpërndarjen apo për të mbyllur një llogari nuk janë juridikisht e njëjta gjë me censurën shtetërore.

Por efekti në komunikimin publik mund të jetë domethënës kur një llogari ka mijëra apo qindra mijëra ndjekës dhe përdoret për të dokumentuar një protestë, për të shpërndarë informacion apo për të organizuar qytetarë, sikurse ndodhi në rastet e fundit në Shqipëri.

Në rastin e “Revolucionit Flamingo”, llogaritë e prekura nuk ishin vetëm të aktivistëve. Vala përfshiu aktivistë, gazetarë, platforma qytetare, figura politike dhe më pas edhe media.

“Ajo që ndodhi në Shqipëri është një shembull veçanërisht i qartë: ankesat e përsëritura ishin në gjendje të pengonin aktivitetin e aktivistëve, gazetarëve, platformave qytetare, përfaqësuesve të zgjedhur dhe mediave të mëdha. Kur njerëzit mund të largohen në mënyrë sistematike nga hapësirat digjitale ku zhvillohet sot debati publik, kjo kthehet në një çështje të lirisë së shprehjes, lirisë së medias, pjesëmarrjes qytetare dhe, në fund, demokracisë”, argumenton Dimitratou për Citizens.al.

Nga Shqipëria te Brukseli: çfarë kërkon BE-ja?

Më 8 shtator, më shumë se 30 eurodeputetë nga grupet “Renew Europe”, “Greens/EFA”, S&D dhe “The Left” i drejtuan një pyetje formale Komisionit Europian lidhur me bllokimin e llogarive shqiptare dhe rastin e Euronews Albania. Ata kërkuan që Komisioni të shqyrtojë nëse raportimet e koordinuara ose forma të tjera manipulimi mund të kenë ndikuar në sistemet e moderimit të Meta-s.

Eurodeputetja Alexandra Geese kërkoi që çështja të shihet edhe si një problem sistemik, duke argumentuar se platformat duhet të kenë mekanizma që parandalojnë keqpërdorimin e sistemeve të raportimit për të heshtur aktivistët dhe median.

“Liria e shprehjes është një nga vlerat tona më të rëndësishme. Ajo që ndodhi në Shqipëri është e barasvlershme me censurën. I bëj thirrje Komisionit që rastet e përsëritura të bllokimit të llogarive t’i hetojë jo vetëm si shkelje të rregullave të transparencës dhe trajtimit të ankesave, por edhe si një rrezik sistemik për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe debatin publik”, u shpreh eurodeputetja Geese.

Pyetja parlamentare iu referua konkretisht nenit 35 të Digital Services Act, që lidhet me detyrimin e platformave shumë të mëdha për të vlerësuar dhe zbutur rreziqet sistemike, si dhe neneve 14 dhe 17, që lidhen me kushtet e përdorimit, moderimin dhe arsyetimin e vendimeve.

Megjithatë, Shqipëria nuk është pjesë e BE-së dhe DSA nuk zbatohet në territorin shqiptar në të njëjtën mënyrë si brenda Unionit. Vetë Komisioni Europian e theksoi këtë më 11 shtator, duke kujtuar se DSA zbatohet në BE.

Në konferencën e 11 shtatorit, zëdhënësi i Komisionit, Thomas Regnier, tha se Komisioni kishte nisur dy vjet më parë një hetim ndaj Meta-s lidhur me “shadow banning” të zërave politikë dhe se po e shqyrtonte edhe çështjen e ngritur nga eurodeputetët për Shqipërinë.

“Ne nuk do të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të hetimit”, tha Regnier, duke shtuar se Komisioni po e shqyrtonte çështjen. Ai kujtoi gjithashtu se më shumë se 99% e vendimeve për moderimin e përmbajtjes merren nga vetë platformat dhe se DSA synon të krijojë mekanizma ankimi kur këto vendime janë të pajustifikuara.

Në këtë kontekst, mbyllja e llogarive të aktivistëve dhe protestuesve në “Revolucionin Flamingo” ngre një pyetje të qenësishme: në një kohë kur rrjetet sociale janë bërë një nga kanalet kryesore për informimin, organizimin e protestave dhe dokumentimin e ngjarjeve publike, sa e mbrojtur është e drejta për të folur kur hapësira ku flitet administrohet nga algoritme dhe kompani private?

“Meta ka nevojë për sisteme më të fuqishme për të identifikuar raportimet e koordinuara, veçanërisht kur të njëjtat llogari targetohen në mënyrë të përsëritur. Ajo ka nevojë për shqyrtim njerëzor, verifikim më të fortë të pretendimeve për copyright dhe masa mbrojtëse për llogaritë e targetuara padrejtësisht”, deklaroi Martha Dimitratou.

 

Marrë nga Citizens.al.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë

“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës

“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”

Turizmi rrit kërkesën për akomodim

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Artikulli tjetër Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Sociale 17 Shtator, 2026
Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 17 Shtator, 2026
Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.