KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vrasja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për autorin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vrasja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për autorin
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Vrasja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për autorin

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2025 6:55 pm
170 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë një vit më parë në afërsi të shkollës nga bashkëmoshatari i tij, Marjo Përlleshaj.

Kujtojmë se më 14 korrik të këtij viti u mbajt seancë gjyqësore në Gjykaten e Tiranës  për adoleshentin Marjo Përlleshaj. Fillimisht Marjo Përlleshaj ka mohuar faktin që të jetë ai autori i goditjes me thikë të Martinit, ndërkohë që në seancën e 14 korrikut  ai ka thënë se nuk kishte thikë me vete dhe se e gjeti në rrugë.

Kjo ngjarje, për sa i përket punës së policisë dhe të prokurorisë ka lënë shumë pikëpyetje dhe dritëhije, për shkak se ende nuk është mësuar nëse ka pasur persona të tjerë në atë sulm brutal ku iu mor jeta Martinit.

Versioni që u paraqit zyrtarisht për atë ngjarje nga ana e Policisë kishte të bënte me një skenë të pabesueshme, ndërsa kalimtar të rastit të cilët kanë parë përleshjen kanë treguar se në ngjarje ka pasur edhe persona të tjerë të pajisur me thika. Madje vetë i mbijetuari i asaj përleshjeje, shoku i viktimës ka thënë se një person e ka goditur në ecje, pas shpine, ndërkohë që policia thotë se Mario Përlleshaj, i akuzuari kryesor ishte i shtrirë në tokë.

Megjithatë priten të merren edhe dëshmi të tjera në lidhje me shqyrtimin gjyqësor që po mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë dhe moshës së të pandehurit.

SEANCA

Sipas të dhënave gjyqësore bëhet me dije se në prani të psikologut, i mituri i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani 18 nëntorin e vitit të kaluar dëshmoi për herë të parë në Gjykatën e Tiranës, ku u zhvillua me dyer të mbyllura procesi ndaj tij. Në dëshminë e kërkuar nga prokuroria, i mituri shmangu shumicën e përgjigjeve. Për dilemat e hetuesve mbi goditjen fatale me thikë që i mori jetën bashkëmoshatarit, mbi personat e përfshirë dhe momentin e përleshjes, i mituri u shpreh se nuk e mbante mend. I dyshuari deklaroi se nuk kishte thikë me vete atë ditë në shkollë.

Mjetin prerës tha se e gjeti në rrugë. Ai pranon se shkaqet e sherrit me bashkëmoshtarin e tij dhe nxënës në të njëjtën shkollë, “Fan Noli”, ishin vijim i debateve që kishte pasur 3 ditë para ngjarjes. Para togave të zeza, i mituri pretendoi se ishte goditur me grushte nga Martin Cani. Ky i fundit, sipas tij, i kishte dërguar ftesë në “SnapChat”, dhe aty tha se kanë vijuar debatet.

Autori i dyshuar pretendon se e kishin lënë të sqaroheshin të hënën, ditë kur edhe ndodhi vrasja, në një rrugicë pak metra larg shkollës. Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u neglizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve. Skena tragjike ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Grabitje spektakolare në zemër të Romës! Magazina luksoze e Louis Vuitton bie pre e tre burrave të maskuar
Artikulli tjetër Italia nën pushtimin e motit të keq, raportohen dy të zhdukur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.