Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula, ka ndezur një sërë protestash në universitetet e vendit, veçanërisht në në Universitetin “La Sapienza”.
Të hidhëruar dhe të solidarizuar të gjithë së bashku, studentët e universiteteve kanë pushtuar oborret e universiteteve teksa në duar mbanin pankarta duke iu drejtuar me thirrje shtetit për të vënë në vend drejtësinë.
Pasi vendosën lule e kryen homazhe pranë fotografisë së saj, studentët mbanin nëpër duar disa çelësa si një formë simbolike për të kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren, e cila nuk jeton më.
“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi“, kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madhTurpi i pajetë i Ilaria Sula është gjetur brenda një valixheje e masakruar me thikë dhe hedhur në një greminë. Autori i kësaj ngjarje është ish i dashuri i saj me origjinë filipinase, Marc Samson, tashmë i arrestuar ndërsa ka pranuar dhe krimin.
23-vjeçari në dëshminë e dhënë në polici, ka deklaruar se e ka goditur Ilaria Sulën disa herë me thikë në banesën e tij, pasi nuk pranonte dot ndarjen nga ajo.
Më pas ai ka treguar se pas vrasjes, trupin e pajetë të Ilaria Sulës e ka futur në një valixhe, të cilën më pas e ka lënë në fund të një gremine në një zonë të pyllëzuar.
Ka qenë tabulatet telefonike që kanë çuar në ngritjen e dyshimeve kundër Marc Samson dhe më pas në arrestimin e tij. Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.
Më 25 mars, pas largimit të saj nga shtëpia, dikush i ishte përgjigjur mesazheve nga celulari i 22-vjeçares. Por miqtë që bënë alarmin, bashkë me prindërit e tyre, duket se nuk menduan se ishte Ilaria ajo që iu përgjigj.
Marrë nga Newsbomb.al