KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarr dhe të shtëna pranë Kuvendit të Serbisë, një i plagosur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zjarr dhe të shtëna pranë Kuvendit të Serbisë, një i plagosur
AktualeFokusRajoniSociale

Zjarr dhe të shtëna pranë Kuvendit të Serbisë, një i plagosur

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2025 4:47 pm
254 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave të mërkurën pranë Kuvendit të Serbisë në Beograd gjatë një incidenti ku shpërtheu edhe zjarri në një tendë aty pranë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar këtë incident si “akt terrorist”.

Duke folur në një ceremoni për nënshkrimin e një kontrate për ndarjen e fondeve për blerjen e shtëpive rurale, Vuçiq tha se i duhej të largohej nga kjo ngjarje për shkak të “aktit terrorist para Kuvendit të Serbisë”.

Ndërkohë, zjarri në tendë u shua rreth mesditës pasi ndërhynë zjarrfikësit dhe tymi që dilte nga tenda u zhduk pothuajse plotësisht, raportoi një gazetar i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Policia ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se çfarë ka ndodhur dhe çfarë e shkaktoi zjarrin që shpërtheu në tendat e vendosura në zonën që ruhet vazhdimisht nga policia.

Radio Televizioni i Serbisë raportoi se policia e arrestoi një burrë para Kuvendit, nën dyshimin se e ka plagosur me armë zjarri një burrë tjetër.

Shërbimi i ambulancës e konfirmoi më parë se një person është transportuar në Qendrën e Emergjencës.

Tenda – një nga disa që u vendosën këtë vit nga mbështetësit e Vuçiqit gjatë protestave kundër Qeverisë – u dogj plotësisht nga zjarri, i cili u shoqërua me tym të dendur.

Oficerët e policisë, anëtarët e ekipit të mjekësisë ligjore dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Policia bllokoi hyrjen dhe nuk lejoi kalimin para Kuvendit.

Këto tenda u vendosën nga studentë që e përshkruanin veten si “studentët që duan të studiojnë”, të cilët e kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve nga grupe studentësh që kërkojnë përgjegjësi për aksidentin në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, në vitin 2024, kur vdiqën 16 njerëz.

Ato u ngritën në “Parkun e Pionierëve” – pranë ndërtesës së Presidencës Serbe, ku ndodhet vendi i punës i kreut të shtetit dhe ish-presidentit të Partisë Progresive Serbe, Vuçiq – tri ditë para një proteste të madhe studentore në Beograd më 15 mars.

Zona e këtij parku prej atëherë ka qenë e paarritshme për përdorim publik, e rrethuar nga një gardh metalik dhe e ruajtur vazhdimisht nga policia.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pa u ndjerë dhe mes rrëmujës në Kuvend, Shqipëria i hap rrugën lekut digjital

Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

BE-ja duhet të marrë nën kontroll asetet ruse, përndryshe Ukraina rrezikon të humbasë luftën

Dhoma e Avokatisë mblidhet sot për bojkotin e seancave në GJKKO

Data e zgjedhjeve lokale/ Presidenti Begaj kërkon nisjen e konsultimeve me partitë parlamentare, opozita refuzon ftesën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria e Kosova, nuk paguajnë për sigurimin e jetës
Artikulli tjetër Çmimi Saharov u jepet gazetarëve në Bjellorusi dhe Gjeorgji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Lëvizja studentore në Serbi kërkon dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të sistemit të drejtësisë
Analize Fokus Koment Politike Rajoni Zhvillim 30 Tetor, 2026
Erjon Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Analize Kryesore Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Pse Perëndimi mbyll sytë për cënimin e demokracisë, në Shqipërinë e Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Janë zhdukur ose dëmtuar rëndë, 59 monumente natyrore drejt heqjes nga lista
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.