KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Janë zhdukur ose dëmtuar rëndë, 59 monumente natyrore drejt heqjes nga lista
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Janë zhdukur ose dëmtuar rëndë, 59 monumente natyrore drejt heqjes nga lista
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Janë zhdukur ose dëmtuar rëndë, 59 monumente natyrore drejt heqjes nga lista

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2026 10:06 am
31 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për miratimin e listës së rishikuar dhe të përditësuar të monumenteve të natyrës shqiptare, duke propozuar heqjen e 59 objekteve dhe përfshirjen e 26 të tjerave. Procesi synon të pasqyrojë gjendjen aktuale të monumenteve në terren, të përditësojë koordinatat gjeografike dhe të rishikojë statusin e objekteve që nuk ruajnë më vlerat natyrore për të cilat janë shpallur të mbrojtura.

Sipas relacionit shpjegues të projektvendimit, lista aktuale përmban 721 monumente natyre, nga të cilat 297 biomonumente dhe 424 gjeomonumente. Rishikimi është kryer në kuadër të detyrimit ligjor për rivlerësimin e listës çdo pesë vjet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM).

“Procesi synon rivlerësimin e monumenteve ekzistuese, pasqyrimin e gjendjes së tyre aktuale në terren dhe përditësimin e dokumentacionit teknik e gjeohapësinor”, thuhet në relacion.

Për 59 monumentet e propozuara për heqje, dokumenti evidenton disa arsye, përfshirë dëmtimin e rëndë ose zhdukjen e objektit natyror, prerjen, tharjen apo djegien e elementeve të mbrojtura dhe humbjen e karakteristikave që justifikojnë statusin e mbrojtjes. Sipas relacionit, ndër faktorët e identifikuar janë erozioni, rrëshqitjet e dheut, kushtet ekstreme të motit dhe ndryshimet hidromorfologjike, si dhe ndërhyrjet njerëzore. Këto të fundit përfshijnë ndërtimet, nxjerrjen e inerteve, prerjet, ndotjen dhe shfrytëzimin e paautorizuar.

Ndër rastet konkrete të përmendura është monumenti “Vidhat te Pusi i Markajve”, në qarkun Shkodër, për të cilin është konstatuar se objekti nuk ekziston më në vendndodhjen përkatëse. Po ashtu, për “Shpellën e Gurit të Kuq”, në fshatin Muhurr të Dibrës, relacioni evidenton se hyrja është bllokuar nga depozitimet e inerteve që lidhen me aktivitetin e nxjerrjes së gurit. Kjo gjendje ka pamundësuar vlerësimin e plotë të brendësisë së shpellës dhe është mbajtur propozimi për heqjen e saj nga lista.

Një tjetër rast është zona Vlashaj në qarkun Dibër, e shpallur monument natyre me sipërfaqe 50 hektarë në vitin 1996. Sipas informacionit të përcjellë nga AdZM Dibër, zona ka pësuar dëmtime gjatë viteve të tranzicionit dhe gjendja aktuale nuk justifikon vijimin e statusit të mbrojtjes. Për këtë arsye, është propozuar heqja e saj nga lista.

26 objekte të reja të propozuara

Përveç propozimeve për heqje, procesi ka evidentuar 26 objekte natyrore për t’u përfshirë në listën e monumenteve të natyrës. Sipas relacionit, përzgjedhja është mbështetur në eksplorimin në terren, analizën e të dhënave shkencore, rekomandimet e institucioneve akademike dhe sugjerimet e komuniteteve vendore.

Në vlerësimin e tyre janë marrë në konsideratë veçantia e formacioneve gjeologjike, burimeve ujore, pyjeve monumentale dhe habitateve të rralla, si dhe potenciali për kërkim shkencor, monitorim të biodiversitetit dhe rëndësia peizazhore e kulturore.

Relacioni evidenton gjithashtu se disa monumente janë rikonfirmuar pas verifikimeve në terren. Në qarkun Shkodër, për shembull, janë konfirmuar pesë objekte: “Gështenjat e Reçit”, “Lisi i Cilikojve”, “Shpella e Husit dhe Pusit”, “Shpella e Kataraktit” dhe “Shpella e Zanave”.

Ndërkohë, për “Habitatin e Tulipanit Shqiptar” (Tulipa albanica), në qarkun Kukës, monitorimi i kryer gjatë periudhës së lulëzimit në vitin 2026 ka konstatuar gjendje të mirë të habitatit, pa ndryshime të dukshme në sipërfaqe dhe pa shenja të evidentuara të dëmtimit të numrit të individëve të species krahasuar me momentin e shpalljes.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestë në Tiranë për Arlinda Zekajn, që paralajmëroi vrasjen e saj

Ligjet antiprotestë: më shumë kontroll mbi protestuesit, asnjë llogari për policinë

AKEP ndalon rritjet e fshehta të tarifave celulare

Dialogu i Ramës, mes ftesës dhe përbetimit për ndëshkime

Erilinda Lala, drejtoresha “biznesmene” e Tatimeve, që nuk paguan tatimet te hoteli i saj në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Franca përfshihet nga trazirat e dhunshme
Artikulli tjetër Pse Perëndimi mbyll sytë për cënimin e demokracisë, në Shqipërinë e Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
Tre qytetarë çmontojnë publikisht mashtrimet e Ramës
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
Pa u ndjerë dhe mes rrëmujës në Kuvend, Shqipëria i hap rrugën lekut digjital
Analize Finance Fokus HI-Tech Kryesore Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.