KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarrfikësit do të marrin 1, ose 2 paga shpërblim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zjarrfikësit do të marrin 1, ose 2 paga shpërblim
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Zjarrfikësit do të marrin 1, ose 2 paga shpërblim

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2025 4:37 pm
234 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka vendosur të rrisë me 154.6 milionë lekë transfertën e pakushtëzuar sektoriale për funksionin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si mbështetje buxhetore për bashkitë e vendit që u angazhuan në mënyrë intensive gjatë sezonit të verës në përballimin e zjarreve. Shtesa buxhetore është parashikuar në ndryshimet e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2025, të botuara në Fletoren Zyrtare nr. 194.

Sipas relacionit shpjegues, 16 bashki, në të cilat u regjistruan zjarre me intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të madhe, do të marrin fonde për dy paga shpërblim për punonjësit e Mbrojtjes nga Zjarri, ndërsa bashkitë e tjera do të përfitojnë fonde për një pagë shtesë.

Në këtë mbështetje buxhetore nuk përfshihet Bashkia Tiranë, me argumentin se ajo ka potenciale të mëdha fiskale për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme nga taksat dhe tarifat vendore. Vetëm në tre vitet e fundit, të ardhurat e Tiranës kanë përbërë rreth 58% të totalit të të ardhurave të 61 bashkive të vendit.

Mbështetje shtesë për bashkitë me të ardhura të ulëta

Përveç fondeve për sektorin e zjarrfikësve, buxheti parashikon edhe një rritje prej 75 milionë lekësh të transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme, për të ndihmuar disa njësi të vetëqeverisjes vendore (NJVQV) që nuk kanë arritur të realizojnë të ardhurat e planifikuara.
Kjo masë synon të garantojë që edhe bashkitë më të vogla të mund të mbulojnë kostot bazë të funksioneve dhe të mos cenohet ofrimi i shërbimeve publike jetike për qytetarët.

Fonde të reja për arsim parashkollor dhe mbrojtje civile

Në të njëjtin relacion parashikohet një tjetër shtesë buxhetore prej 44 milionë lekësh, si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet: arsimit parashkollor, dhe të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi,me qëllim përmbushjen e standardeve kombëtare të shërbimeve në këto fusha.

Sipas tabelës zyrtare, fondet janë shpërndarë në mënyrë proporcionale midis bashkive në varësi të nivelit të riskut, numrit të punonjësve aktivë dhe shpenzimeve operative që kanë pasur gjatë sezonit të emergjencave.

Një sinjal i qartë për forcimin e kapaciteteve vendore

Rritja e transfertës së pakushtëzuar për zjarrfikësit sinjalizon një angazhim konkret për forcimin e kapaciteteve të reagimit të bashkive ndaj fatkeqësive natyrore, në përputhje me prioritetet e qeverisë për menaxhimin e emergjencave dhe mbrojtjen civile.

Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe shtimit të rasteve të zjarreve pyjore në vitet e fundit, fondet shtesë synojnë të përmirësojnë motivimin e forcave vendore dhe të garantojnë një reagim më të shpejtë e më efektiv në situata të rrezikut.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ari pëson rënien më të madhe të vlerës në dekadën e fundit, pas rritjes rekord
Artikulli tjetër Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.