KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarri që po djeg menaxherët e mesëm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zjarri që po djeg menaxherët e mesëm
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Zjarri që po djeg menaxherët e mesëm

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2025 11:24 am
164 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Menaxherët e mesëm kurrë nuk e kanë pasur të lehtë. Nëpunësit i shohin me zili për ngjitjen në shkallët e karrierës. Drejtuesit e lartë i fajësojnë kur strategjitë dështojnë.

Në perceptimin e përgjithshëm, ata janë simbol i fryrjes së burokracisë; më shumë objekt satire sesa respekti. Ajo që i karakterizon është stresi dhe “djegia” profesionale (burnout).

Por kohët e fundit, situata për ta është bërë edhe më e vështirë. Shumë prej tyre po humbasin vendet e punës. Në gusht, Google njoftoi se kishte shkurtuar 35% të menaxherëve që mbikëqyrnin ekipe me më pak se tre persona.

Në shtator, Fiverr, platforma e tregut për profesionistët e lirë, deklaroi se do të reduktonte numrin e menaxherëve për t’u përqendruar më shumë tek Inteligjenca Artificiale (IA).

Amazon ka bërë shkurtime gjatë gjithë vitit, për të përmirësuar efikasitetin – më së fundi në korrik, në sektorin e teknologjisë cloud. Ndërkohë, Mark Zuckerberg i Meta-s ka kritikuar që në vitin 2023 fenomenin e “menaxherëve që menaxhojnë menaxherë”.

Deri tani, këto shkurtime janë përqendruar vetëm në teknologji, por fenomeni po shtrihet edhe në sektorë të tjerë.

Vetëm këtë vit, shprehje si “reduktim i shtresave të menaxhimit” janë përmendur 98 herë në konferencat për fitimet e kompanive të përfshira në indeksin global të bursës S&P, dyfish më shumë se gjatë gjithë vitit 2022.

Në listë përfshihen banka zvicerane UBS, kompani britanike e produkteve të konsumit Reckitt Benckiser dhe prodhuesi francez i gazrave industrialë Air Liquide. Çfarë qëndron pas këtij fenomeni të “heqjes së shefave”?

Një shpjegim i thjeshtë është se në një klimë ekonomike të pasigurt, kompanitë po shkurtojnë kostot.

Anketat e drejtuesve (për shembull nga Rezerva Federale e Atlantës dhe Banka e Anglisë) tregojnë se shumë prej tyre planifikojnë të ulin ritmin e punësimeve dhe të investojnë më pak. Ndër arsyet e tjera, ata përballen me vështirësi për të kuptuar regjimin e ndërlikuar të tarifave të Presidentit Donald Trump.

Një arsye tjetër lidhet me pandeminë. Kur shpërtheu Covid-19, kompanitë pezulluan punonjësit. Më pas erdhi një valë punësimesh, ndërsa kompanitë, veçanërisht në teknologji, garonin për të përmbushur kërkesën e lartë për shërbime dixhitale dhe tregti elektronike.

U deshën menaxherë të rinj për të mbikëqyrur stafin e ri. Në të njëjtën kohë, shumë kompani ngritën në detyrë më shumë njerëz sesa duhej.

Për të mbajtur punonjësit e mirë, u dhanë poste menaxheriale edhe atyre që kishin nën drejtim vetëm një ose dy vartës, vëren Bryan Hancock nga McKinsey. Si rezultat, radhët e menaxherëve u frynë.

Byroja Amerikane e Statistikave të Punës monitoron 425 kategori të gjera profesionesh. Midis viteve 2019 dhe 2024, pesë nga dhjetë profesionet me rritjen më të shpejtë ishin pozicione menaxheriale.

Tani, kompanitë po heqin tepricat. Të dhënat nga Live Data Technologies tregojnë se që nga nëntori 2022, kur kulmoi vala e punësimeve pas Covid-it, kompanitë amerikane të listuara në bursë kanë ulur numrin e menaxherëve të mesëm mesatarisht me rreth 3%. Edhe numri i punonjësve jo-menaxherialë ka rënë në të njëjtën masë.

Por kompanitë e teknologjisë dhe shëndetësisë, që punësuan më shumë gjatë pandemisë, kanë shkurtuar menaxherët e mesëm më shpejt se stafin e jo-menaxherial.

Ndërkohë, sektorë të goditur fort nga Covid-i, si ai i shitjes me pakicë, kanë humbur një pjesë të madhe si të punonjësve, ashtu edhe të mbikëqyrësve të tyre.

Po Inteligjenca Artificiale, që shihet si “vrasësi” i ri i vendeve të punës? Shumë kompani, përfshirë Amazon dhe Walmart, po flasin për përfshirjen e teknologjisë, ndërsa paralelisht po pushojnë menaxherë. Por për momentin, lidhja me ChatGPT duket e papërfillshme.

The Economist krahasoi të dhënat e Live Data Technologies për numrin e punonjësve sipas sektorëve me të dhënat e anketës Business Trends and Outlook të Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, e cila pyet kompanitë, ndër të tjera, nëse kanë përdorur IA në dy javët e fundit. Analiza nuk gjeti asnjë lidhje midis përdorimit të IA dhe “hollimit” të shtresave menaxheriale.

Kjo mund të ndryshojë me kohën. Prej vitesh, teknologjia ka marrë përsipër disa nga detyrat tradicionale të menaxherëve, nga shpërndarja e informacionit te monitorimi i punës së stafit.

Sipas një ankete të McKinsey, menaxherët e kalojnë rreth një të katërtën e kohës në detyra administrative, të cilat gjithashtu mund të zëvendësohen nga IA.

Megjithatë, për momentin, IA mund të jetë aleati i tyre. Raffaella Sadun nga Harvard Business School thekson se menaxherët e mesëm efektivë mund të luajnë rol kyç në përvetësimin e trajnimeve brenda kompanive, veçanërisht në ato që përpiqen të bindin stafin të mësojë dhe përdorë teknologjitë e reja.

Nëse kompanitë duan që punonjësit të aftësohen në IA, mund të jetë një vendim i zgjuar që të mos nxitojnë t’i largojnë menaxherët e tyre të mesëm, të paktën ende jo.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aktivistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë kundër kampit të Gjadrit, protestë në Tiranë
Artikulli tjetër Shërbimet vendore, në këndvështrimin e një banori

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.