Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë. Rregullatori i energjisë bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se do ta ulë për 3.8 për qind çmimin e ngrohjes me matje për konsumatorët e Termokosit në kryeqytet, ndërsa për 5 për qind për ata në Gjakovë.
Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.
Marrë nga Balkanweb.com