Interi ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bayernit në Mynih me rezultatin 1-2.
Ishin bavarezët që krijuan më shumë raste shënimi me Michel Olise, Harry Kane e Raphael Guerreiro, por që Yan Sommer ishte në formë.
Ndërkohë në minutën e 38-të tifozët e panë golin e parë në këtë ndeshje.
Zikaltrit kaluan në epërsi pas një aksioni spektakolar, ku Marcus Thuram asistoi te Lautaro Martinez, i cili me të jashtmen shënoi për 0-1.
Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë minimale të Interit 0-1.
Në pjesën e dytë bavarezët shtuan presionin duke sulmuar me të gjitha forcat.
Harry Kane dhe Michel Olise sërish krijuan raste të mira, por pa sukses.
Vendasit golin e barazimit e gjetën në minutën e 84-të të ndeshjes.
Konard Laimer asistoi bukur për veteranin Thomas Muller i cili u gjend bukur afër golit dhe realizoi për 1-1.
Por gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi Interi e gjeti sërish golin.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Carlos Augusto asistoi te Davide Frattesi i cili nga afërsia shënoi për 1-2.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Interi mori një fitore të madhe në Mynih, duke bërë një hap gjigant për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në takimin tjetër, Arsenali mposhti në “Emirates” Realin e Madridit me shifrat e thella 3-0, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales.