KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lotari me Kombëtaren para Serbisë, FSHF tallet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lotari me Kombëtaren para Serbisë, FSHF tallet
AktualeKorrupsionKryesoreOpinionSporti

Lotari me Kombëtaren para Serbisë, FSHF tallet

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 11:00 am
239 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri ndalohen ende me ligj lojërat e fatit, por FSHF i sfidon të gjithë dhe vendos të bëjë lotari me… Kombëtaren.

Në ndeshjen me Serbinë më 7 qershor, ata që shpresonin se mund të siguronin një biletë online, apo nga ndonjë mik korridoreve të FSHF, tani u duhet të presin “ruletën”. Sepse për një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit, atë me Serbinë, federata vendosi që të bëjë lotari me biletat. Pa shpjeguar asnjë kriter dhe pa minimumin e transparencës. Thjesht aplikon diku dhe pret një e-mail. Por se kush është kompania që e ka marrë përsipër, se kush a ka licencuar atë dhe se kush i mbron qytetarët nga abuzimet apo mashtrimet, këtë vetëm federata e di.

Duket si mungesë koordinimi, por nuk është hiç kështu. Ja pse:

1.

Nëse mijëra tifozë ende janë në pritje të një e-maili, shumë agjenci udhëtimesh i kanë nxjerrë biletat në shitje prej kohësh. Janë të njëjta agjenci që ofrojnë bileta edhe kur ato dalin në shitje normalisht në ndeshje të zakonshme, edhe kur fshf përdor kombëtaren për lotari me biletat ndaj Serbisë. Dhe me sa duket këto agjenci kanë gjithmonë fat të kenë sasinë e duhur të biletave në kohën e duhur. Pronarët e tyre janë “abonuar” në avionin e kombëtares…

2.

Bëjmë lëmsh turmën. Ndërkohë që njerëzit diskutojnë se kujt i buzëqeshi “lotaria e kombëtares”, askush nuk pyet se pse u zgjodh kjo formulë. Asnjë media nuk e ka trajtuar këtë problem, edhe për shkak se FSHF e ka shtrirë influencën e saj tek to duke i joshur apo kërcënuar me “hihlightse” të ndeshjeve.

3.

Thyejmë rekorde me çmimet. Askush nuk pyet më pse janë kaq shtrenjtë. Biletat variojnë nga 20 mijë lekë të vjetra në 500 mijë lekë kundër Serbisë. Po, po, 500 mijë lekë! Në shtetin rrumpallë ku ata që do duhej të kërkonin hesap, presin për vete ndonjë bileta dhuratë, kjo nuk bën përshtypje.

4.

Zhdukim nga tribuna tifo-grupin më të madh që iu kundërvu Armand Dukës për bashkëpunimin me Serbinë për euro 2027. “Tifozat kuq e zi” prej muajsh janë në përplasje me FSHF, e cila shfrytëzoi momentin e një përçarje mes tyre.

5.

Bëjmë qoka. Ashtu si edhe në ndeshjen me Serbinë 10 vite më parë në Elbasan, tifozët do jenë grupi “na bashkoi kollarja”. Zyrtarë institucionesh që sillen si akademikë, bëjnë selfie dhe hyjnë në “borderonë” e FSHF kur ti duhen sipas rastit.

6.

Tregojmë forcën. Sot FSHF është ende një ishull në shtetin ku drejton një parti dhe bën ligjin një parti. Ka luksin që me kampionatin më të varfër, stadiumet bosh pothuajse gjithë vitin, të vendosë çmime për qytetarët më të varfër të Europës që ia kalojnë Italisë dhe Francës.

7.

Manipulojmë deri ne tallje. Ju kujtohet kur njoftuan një muaj e gjysmë më parë që na dënoi FIFA dhe mbylli 20 për qind të stadiumit? Tani, kur FIFA e pa se sa po mundohet FSHF që ta bëjë lotarinë sa më interesante, vuri dorën në zemër dhe e hapi edhe tribunën pas porte… Vetëm se aty nuk do të jenë tifozët kuqezi, por ca fatlumë të “ruletës”.

8.

Nuk i japim askujt llogari që po organizojmë një kampionat të përbashkët europian, me një shtet që tifozët e tij nuk vijnë dot tek ne dhe ne nuk shkojmë dot në Beograd.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dy drejtorë u arrestuan më 2015-ën, se favorizuan firmën e tyre, në 2025-ën fitojnë tender
Artikulli tjetër Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare
Analize Bota Finance Politike Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.