KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s’shkojmë për turizëm, duam Botërorin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s’shkojmë për turizëm, duam Botërorin
AktualeKomentSporti

Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s’shkojmë për turizëm, duam Botërorin

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 12:22 pm
200 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar paraditen e të martës (18 mars) me stërvitjen e radhës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë të premten e 21 marsit luajnë në Londër kundër Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

Pas stërvitjes së sotme, dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami folën për mediet.

Kristjan Asllani kërkoi fokusim te rivali, duke thënë se në Londër nuk do shkojnë si turistë, por kërkojnë ta nisin mirë këtë fushatë, kjo edhe për të harruar ecurinë zhgënjyese në Ligën e Kombeve. Komentet nga lojtarët e Interit dhe thyerja e tabusë kundër Anglisë, këto ishin disa nga temat e cekura.

“Fillojnë kualifikueset, kemi grup të vështirë dhe jemi gati për ndeshjen e parë. Anglia ka një skuadër të fortë, fizike dhe teknike, nuk mendojmë shumë, luajmë me shpirt dhe zemër. Nuk do shkojmë atje si turistë. Dua të fitoj 3-4 Kupa me Interin dhe të shkoj në Botëror me Shqipërinë. Si Inzaghi dhe Sylvinho janë dy trajnerë shumë të fortë.

Çfarë pritet nga Asllani? Unë nuk luaj këtu për veten time, nuk më intereson në aspektin personal. Jemi këtu për ekipin. Anglia ka një mesfushë shumë të fortë, ata do kenë topin në 70-80 përqind, por na duhet shpirti dhe zemra në fushë.

Thyerja e tabusë kundër Anglisë? Ndeshja nis 0-0, Anglia niset favorite kundër të gjithëve. Bashkëlojtarët e Interit janë tallur me mua, më kanë thënë do pësoni 6-7 gola dhe do shkoni në shtëpi.

Frenimi dhe mbrojtja nga goleada? Kur humbëm 5-0 në ndeshjen e fundit nuk kam qenë pjesë e ekipit, e di çfarë ndodhi. Po punojmë që kjo mos ndodhë. Të luajmë si në Euro 2024. Kemi bërë stërvitje, kemi harmoni. Tani fillojnë gjërat e vërteta, duam të shkojmë në Botëror.

Tifozët? Na duhen në stadium. I falenderoj, m’i kanë përmendur edhe lojtarët e Interit.

Nedim Bajrami i Rangers është mësuar me futbollin fizik në ishull dhe paralajmëron një lojë të ngjashme nga “Tre Luanët”. Fantazisti kërkon që të mësojnë nga gabimet e së shkuarës.

Anglia? Te Rangers kam gjashtë muaj të mira, këtë kohë nuk kam marrë shumë minuta, por jam i gatshëm. Unë luaj në krah dhe në mesin e fushës, ku të dojë Sylvinho unë jam gati për të dhënë më të mirën.

Humbja 5-0 e katër viteve më parë, ju në fushë – Po, duhet ta përgatisim ndryshe këtë ndeshje. Kemi një kundërshtar me cilësi.

Eliminimi i Fenerbahces – Kemi fituar vetbesim te Rangers, me këtë kam ardhur edhe në Kombëtare.

E përballon Shqipëria fizikisht Anglinë? Jemi gati, afrimi i Brojës na kompleton. Anglia luan në atë mënyrë. Unë do jap maksimumin, si gjithë djemtë.

Mësim nga Liga e Kombeve? Kompeticionet janë ndryshe, të mësojmë nga gabimet dhe të jemi gati për Anglinë”, tha Nedim Bajrami.

Kombëtarja kuqezi do vijojë sërish këtë të martë në orën 16:00 një tjetër stërvitje, ndërsa nesër bëhet nisja drejt Londrës. Në gjashtë takimet kundër Anglisë në histori, Kombëtarja ka marrë po kaq humbje.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA

Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tërmet në Itali, njerëzit dalin në rrugë. Pezullohet mësimi në disa shkolla
Artikulli tjetër Erdogan kërkon takim me Trump: Lidhjet me Uashingtonin vendimtare për rajonin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.