Sot luhen katër ndeshjet e mbetura të vajtjes për fazën play off të Champions League dhe fushë zbresin emra të mëdhenj si Bayern Mynih e Milan.
Ndeshja e parë e ditës, në fakt, luhet në orën 18:45, me club Brugge që pret Atalantën, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti. Sigurisht bergamaskët patën fat në shot dhe janë favoritë për të vijuar më tej.
Në orën 21:00, luhen tri takime të tjera, Celtic – Bayern, Feyenoord – AC Milan dhe Monaco – Benfica.
Sigurisht që kampionët e Gjermanisë mbetet të avantazhuar përballë ekipit skocez, sikurse Milani shihet favorit përballë Feyenoordit, të cilit në merkaton e janarit i rrëmbeu sulmuesin kryesor.