KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria hap Europianin që organizon vetë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria hap Europianin që organizon vetë
AktualeAnalizeKryesoreSporti

Shqipëria hap Europianin që organizon vetë

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2025 10:08 am
252 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Me ndeshjen Shqipëria – Portugalia hapet Kampionati Evropian për futbollistët deri në 17 vjet. Ndeshja zhvillohet sot prej orës 18:00 në “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Për herë të parë në Shqipëri organizohet një kampionat evropian në futboll. UEFA në shtator të vitit 2023 ia kishte besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Shqipëria merr pjesë në Evropian si nikoqire. Është debutuesja e vetme, ndërsa garon në Grupin A ku janë edhe Franca e Gjermania. Ndeshja mes Gjermanisë dhe Francës zhvillohet të hënën prej orës 20:30 në Elbasan.

Në Grupin B garojnë Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia. Ndeshjet e para në këtë grup janë të martën. Në Rrogozhinë nga ora 18:00 takohen Anglia e Belgjika, ndërsa në Durrës nga ora 20:30 është takimi Italia – Çekia.

Pas tri xhirove në fazën grupore, gjysmëfinalet zhvillohen më 29 maj në Elbasan e Tiranë. Finalja është më 1 qershor në Tiranë.

Selektori i Shqipërisë, Andrea Tedesco, të shtunën shpalli listën e lojtarëve të ftuar. Disa prej tyre janë me rrënjë nga Kosova.

Tekniku italian e vlerëson mundësi të madhe organizimin e Evropianit në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur që ekipi ynë është pjesë e fazës finale të Evropianit. Uroj që të jetë përvojë e mirë për të gjithë skuadrën, stafin dhe federatën. Është hera e parë që jemi në finalet e një gare kaq të rëndësishme. Objektivi ynë primar është që t’u japim kënaqësi tifozëve, atyre që do të na mbështesin dhe të na ndjekin”, ka thënë Tedesco të dielën në një konferencë për shtyp.

Secila pikë do të jetë me vlerë të madhe për kuqezinjtë e rinj. Si debutuese, Shqipëria është autsajdere.

“Jemi gati dhe do të mundohemi të luajmë sa më mirë. Forcën tonë duhet ta tregojmë në fushë. Me lojtarët e rinj mund të befasosh si për të mirë ashtu edhe për të keq. Në futbollin e të rinjve nuk ka rëndësi rezultati. E rëndësishme është paraqitja dhe rritja e skuadrës. Synojmë të kemi paraqitje shumë të mira”, ka shtuar selektori i Shqipërisë U17.

Në vitin 2027, FSHF-ja e organizon Evropianin e 21-vjeçarëve, bashkë me Federatën e Futbollit të Serbisë. Por organizimi i atij Evropiani vazhdon të kundërshtohet fuqishëm nga tifozët shqiptarë.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A e reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?
Artikulli tjetër 11 kandidatë dhe një partie kërkojnë pamjet filmike nga KQZ, dyshojnë në vërtetësinë e votave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.