KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sylvinho i bindur se, kualifikimi në Botëror është i arritshëm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sylvinho i bindur se, kualifikimi në Botëror është i arritshëm
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSporti

Sylvinho i bindur se, kualifikimi në Botëror është i arritshëm

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 12:24 pm
416 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, është përgjigjur shkurt për mundësinë e kualifikimit në Kupën e Botës që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Patjetër”, ishte përgjigjja e shkurtër e Sylvinhos në fund të intervistës dhënë për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sylvinho ka folur në fillim të intervistës për ndeshjet e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar.

Ai është i kënaqur me arritjet dhe rezultatet e ekipit kuqezi.

“Pas një momenti shumë të vështirë në Letoni, më pas në shtator kemi mundur Letoninë, në tetor kemi mundur Serbinë në transfertë dhe në nëntor Andorrën po në udhëtim. Ai ka qenë momenti kur kam parë një skuadër më të matur, pas tre vjetësh që kam parë kualifikueset e Evropianit dhe një Evropian të rëndësishëm dhe të bukur. Mund të them që tashmë jemi mësuar të luajmë ndeshje të rëndësishme, vendimtare, qoftë ndaj Italisë apo ndaj një skuadre pak më modeste. Këta lojtarë kanë filluar të kuptojnë dhe të luajnë ndeshje me kombëtare të rëndësishme, vendimtare. Ata kanë bërë shumë mirë, në të tria ndeshjet radhazi, nuk ka qenë e lehtë, kemi fituar dhe kjo na ka sjellë në plejof. Sipas meje, ata tre muaj kanë qenë shumë të bukur”, ka thënë braziliani.

Ai ka komentuar edhe për Poloninë, kundërshtaren e plejofit për kualifikim në Botëror.

Ndeshja Poloni – Shqipëri luhet në Varshavë më 26 mars. Finalja e plejofit është më 31 mars.

“Flasim për dy ndeshje, të gjithë vijnë aty në 100% e tyre. Herë pas here dëgjoj këtu që mund të ketë një skuadër e dobët apo të lehtë për t’u mundur. Unë si trajner që e jetoj futbollin prej një dekade, nuk jam dakord. Futbolli ka ndryshuar, shikohet çdo gjë, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Polonia është një skuadër e fortë, e njohim mirë. Polakët kanë një proces, ne kemi një tjetër, tani do të luhet, mund të ndodhë gjithçka”, ka shtuar Sylvinho.

Polonia nuk është kundërshtare e panjohur për Shqipërinë. Sylvinho ka bërë krahasimin e përballjeve të mëhershme me polakët.

“Për futbollin, tre muaj pas ndryshon çdo gjë, tani po flasim për 2-3 vite më parë. Polakët kanë një skuadër shumë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Pak njerëz e dinë ose e kujtojnë që e njëjta Poloni katër vjet më parë shkonte në plejof për Botërorin e vitit 2022. Ndeshjen e parë nuk e ka luajtur, sepse ishte ndaj Rusisë, por në ndeshjen e dytë ka mundur Suedinë me rezultatin 2:0. Është një skuadër me lojtarë të rëndësishëm, janë të mësuar dhe e njohin mirë fazën plejof, kanë marrë pjesë edhe në Botëror. Nga ana jonë, kemi një skuadër që është përmirësuar shumë, është një skuadër që tashmë është mësuar të luajë ndeshje të vështira, vendimtare, përveç vështirësisë, se të gjitha janë të tilla, por ndeshje vendimtare. Janë 90 minuta, ku e di që duhet të gabosh sa më pak dhe që çdo gjë është e rëndësishme, pasi gabimi më minimal mund të të bëjë shumë dëm. Unë besoj shumë në skuadrën tonë, në lojtarët dhe punën tonë. Mungojnë ende 2-3 muaj, uroj të shkojmë atje me forcën tonë maksimale”, thotë Sylvinho.

 

Marrë nga FSHF.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK

Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan

Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion

I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve

Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Asnjë aleat nga Evropa Perëndimore në ceremoninë e Bordit të Paqes
Artikulli tjetër SHBA zbulon në Davos planin për të ardhmen e Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 26 Gusht, 2026
Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Gusht, 2026
Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.