KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të martën ndeshje vendimtare, në Champions
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të martën ndeshje vendimtare, në Champions
AktualeSporti

Të martën ndeshje vendimtare, në Champions

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 10:29 am
231 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Të martën mbrëma vazhdon gara në Ligën e Kampionëve. Në program të martën e të mërkurën janë ndeshjet e xhiros së shtatë, përkatësisht të xhiros së parafundit të fazës së ligës në Champions.

Xhiroja e kaluar ishte zhvilluar më 10 e 11 dhjetor, ndërsa xhiroja e fundit (8) e fazës së ligës është më 29 janar.

Në fazën e ligës janë plot 36 skuadra. Tetë skuadrat e para pas tetë xhirosh, avancojnë direkt në një të tetën e finales. Skuadrat prej vendit të nëntë deri në vendin e 24-t kalojnë në fazën e plejofit, që është fazë më e hershme se një e teta e finales. Ndërkohë skuadrat prej pozitës së 25-të e deri në pozitën e 36-të eliminohen pas fazës së ligës.

Të eliminuara tashmë janë skuadrat si RB Leipzigu, Slovan Bratislava e Young Boysi. Skuadra e vetme me bilanc maksimal pas gjashtë xhirosh është Liverpooli, që i ka 18 pikë. Barcelona është e dyta me 15 pikë, ndërsa nga 13 pikë i kanë Arsenali, Bayer Leverkuseni, Aston Villa, Interi, Bresti e Lille. Këto skuadra aktualisht janë në tetëshen që siguron avancimin direkt në 1/8 e finales së Championsit.
Prej skuadrave të mëdha evropiane në situatën më të keqe është Paris Saint-Germaini. Parisi aktualisht është në vendin e 25-të, që nuk siguron avancimin tutje. Parisi i ka vetëm shtatë pikë.

Vetëm tetë pikë i ka Manchester City, që renditet në vendin e 22-të. Skuadrën e Pep Guardiolas e presin dy ndeshje vendimtare për kualifikim. Kampioni aktual, Real Madridi është i 20-ti me vetëm nëntë pikë. Edhe madrilenët i presin dy xhiro vendimtare për kualifikim.

Xhiroja e shtatë fillon me ndeshjet Atalanta – Sturm Graz dhe Monaco – Aston Villa. Këto dy takime janë të martën prej orës 18:45.

Atalanta e Berat Gjimshitit është në vendin e 13-të me 11 pikë. Vlerësohet favorite e madhe ndaj Sturm Grazit që i ka vetëm tri pikë në vendin e 29-të. Skuadra austriake është thuajse e eliminuar.

Aston Villa ka befasuar me rezultate të mira dhe mban vendin e pestë. Kërkon kualifikimin direkt në një të tetën e finales, ndërsa e pret udhëtim i vështirë në Monaco. Monaco renditet në vendin e 16-të me 10 pikë.

Liverpool – Lille është njëra prej ndeshjeve kryesore në terminin e orës 21:00, të martën, nëse për bazë merret renditja në tabelë.

Liverpooli synon fitoren e shtatë rresht për të mbetur në vendin e parë, ndërsa skuadrës franceze i duhen pikët me synim për kualifikim direkt në një të tetën e finales.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për ecurinë e Lillet në fazën e ligës.

“Jam i impresionuar, por jo i befasuar. Dy apo tri vjet më parë jam përballur me trajnerin aktual të Lille, Bruno Genesio, dhe jam impresionuar nga ekipi i tij. Kam parë shumë lojë të Lille dhe kjo skuadër e ka merituar secilën pikë të deritashme”, ka thënë Slot të hënën në konferencë për shtyp. Ai pret ndeshje të hapur, duke u bazuar edhe në stilin e lojës së Lille.

“Te ne ka motiv  për të vazhduar me fitore dhe ne duam të fitojmë secilën ndeshje. Ne gjithnjë luajmë stilin tonë dhe këtë do ta bëjmë edhe në këtë ndeshje. Do të luajmë për fitore, por e dimë se do të jetë vështirë për shkak të formës dhe kualitetit që ka Lille”, ka shtuar Slot.

Edon Zhegrova i ka munguar Lillet në pesë ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi. Ndërkohë nuk është paraqitur në stërvitje të skuadrës as të hënën dhe gjasat janë të mëdha që të mungojë në “Anfield”.

Atletico Madrid – Bayer Leverkusen është tjetër ndeshje e rëndësishme e së martës mbrëma. Atleticos në fundjavë i përfundoi seria prej 15 fitoreve. U mposht të shtunën nga Leganesi në kuadër të La Ligas.

Kampioni gjerman, Bayer Leverkuseni, po kalon moment të mirë, njëjtë si lideri i mesfushës së kësaj skuadre, Granit Xhaka.

Leverkuseni është i katërti me 13 pikë, ndërsa Atletico Madridi mban vendin e 11-të me 12 pikë.

“Klubi asnjëherë nuk ka fituar Ligën e Kampionëve dhe objektivi ynë është ta fitojmë garën. Kundërshtari është i jashtëzakonshëm, shumë i shpejtë, shumë i mirë në tranzicion, me pozicionim shumë të mirë. Xabi Alonso po bën punë të shkëlqyer. Ai e dëshmoi këtë edicionin e kaluar dhe është në rrugë të mirë për ta përsëritur këtë edicion”, ka thënë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.
Barcelona, që është e dyta me 15 pikë, luan në Portugali ndaj Benficas, në tjetër ndeshje me peshë të së martës  mbrëma. Benfica është e 15-ta me 10 pikë.

Bologna Dortmund, Club Brugge – Juventus, Cërvena Zvezda – PSV dhe Slovan Bratislava – Stuttgart janë ndeshjet tjera të së martës mbrëma.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Elon Musk nxit spekulime me gjestin, gjatë fjalimit
Artikulli tjetër Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Vorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.