KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: UEFA ndryshon formatin e fazës me eliminim direkt të garave evropiane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > UEFA ndryshon formatin e fazës me eliminim direkt të garave evropiane
AnalizeSportiZhvillim

UEFA ndryshon formatin e fazës me eliminim direkt të garave evropiane

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2025 6:46 pm
449 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Nga sezoni 2025/26, UEFA do të zbatojë rregulla të reja për fazën me eliminim direkt në tri kompeticionet kryesore evropiane: Champions League, Europa League dhe Conference League. Këto ndryshime janë të lidhura me renditjen e skuadrave në fazën e kampionatit (të njohur më parë si faza e grupeve), e cila është reformuar prej sezonit 2024/25 me formatin e ri të ligës së vetme.

Çfarë ndryshon konkretisht?

Deri në këtë sezon, pozicioni në fazën e kampionatit përcaktonte çiftet për 1/8 e finales, por më pas ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale vareshin nga shorti, përfshirë se kush luante ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Nga sezoni 2025/26, kjo praktikë ndryshon:

Skuadrat që renditen nga vendi i 1-rë deri në të 4-tin do të kenë avantazhin të luajnë ndeshjen e kthimit të çerekfinales në shtëpi.

Dy skuadrat më të mira (1-shi dhe 2-shi) do të kenë gjithashtu ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në fushën e tyre.

Ky ndryshim vjen si përgjigje ndaj situatave të mëparshme si ajo e Interit, që sezonin e kaluar luajti kthimin e gjysmëfinales në shtëpi, ndonëse ishte renditur më poshtë se Barcelona në fazën e parë.

Ndryshon edhe sistemi i “seeding” (vendosja në vazo)

Një tjetër risi e rëndësishme ka të bëjë me trashëgiminë e vendosjes në tabelë: nëse një skuadër me “seed” të lartë (si p.sh. vendi i parë) eliminohet, skuadra që e mposht trashëgon vendin e saj në shortin e mëtejshëm. Kjo do të thotë se, për shembull, nëse PSG eliminon Liverpoolin (që ka përfunduar në vendin e parë në fazën kampionat), atëherë PSG do të marrë pozicionin si “seed 1” për fazat në vazhdim.

Tabela nuk do të riformulohet pas çdo turi, duke ruajtur avantazhin fillestar edhe në rast të befasive.

Këto ndryshime synojnë të rrisin rëndësinë e fazës së parë të kompeticioneve dhe të shpërblejnë më shumë skuadrat që performojnë më mirë që në fillim.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kërkoi lirimin, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliaj
Artikulli tjetër Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz, iu dha një mohuesi të kombit malazez

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.