KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në Durrës më 27 tetor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në Durrës më 27 tetor
AktualeKryesoreSociale

BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në Durrës më 27 tetor

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2024 12:42 pm
114 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Organizata joqeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ tha të hënën se rreth 2,100 tonelata mbetjesh industriale, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, pritet të kthehen në vendin e tyre të origjinës në Shqipëri më 27 tetor nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro, pasi kanë lundruar deri në Singapor në rrugën e tyre drejt Tajlandës.

Rrjeti thekson se kthimi i planifikuar mund të shënojë fundin e muajve të intrigave dramatike pasi grupi që mori një informacion nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranziti dhe Tajlandën për dërgesën masive të asaj që besohet se është lëndë helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Pas paralajmërimit, thuhet në njoftim, qeveria e Tajlandës refuzoi importin dhe grupi BAN më pas mori garanci nga linjat e transportit, përfshirë kompaninë daneze Maersk dhe Kompaninë Mesdhetare të Transportit (MSC) se do të siguronin kthimin e sigurt të kontejnerëve në portin e Durrësit në Shqipëri.

“I bëjmë thirrje Shqipërisë që të hapë kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”, tha drejtori ekzekutiv i grupit BAN, Jim Puckett. “Vetëm testimi i hapur dhe transparent i përmbajtjes do t’i sigurojë publikut besimin në rezultatet dhe natyrën e këtyre dërgesave të nisura për në Tajlandë dhe dëmin që ato mund të kenë shkaktuar si atëherë kur qëndronin në Durrës, ashtu edhe nëse do të kishin arritur në vendin e synuar në Tajlandë“.

Aktualisht, të gjithë kontejnerët janë në portin e vogël Asyaport në Turqi, në pritje të mbërritjes së anijes turke të kontejnerëve Burak Bayraktar, e cila pritet të transportojë të 102 kontejnerët në fjalë nëpërmjet portit Gioia Tauro në Itali për në Durrës.

Kontejnerët u transportuan në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk. Ndërsa dy anijet lundronin drejt Azisë Juglindore, grupi BAN dhe partnerët e tij dhanë alarmin dhe punuan pa pushim për t’i ndalur anijet nga vendet tranzit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.

Gjatë rrugës, të dyja anijet u “zhdukën” nga radarët. Maersku më në fund pranoi t’i kthente kontejnerët në Durrës, pasi ata mbërritën në Singapor.

Sipas Konventës së Bazelit, traktatit të OKB-së që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera, transporti i mbetjeve të rrezikshme pa miratimin e vendit eksportues (në këtë rast Shqipërisë), vendeve tranzit ose vendit të planifikuar importues (në këtë rast Tajlandës) praqet trafik të paligjshëm të mbetjeve. Në njoftimin e BAN-it thuhet se Shqipëria nuk është informuar asnjëherë për eksportin nga eksportuesi, shtetet tranzit nuk janë informuar dhe Tajlanda gjithashtu nuk ka marrë asnjë njoftim.

Grupi është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollimin dhe trajtimin e kontejnerëve.

“Është e rëndësishme që kjo çështje të mos fshihet nën tapet“, tha zoti Puckett. “Ne jemi të shqetësuar për trajtimin jo të duhur të këtyre mbetjeve në portin e Durrësit, në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen. Si u depozituan mbetje të tilla pa mbrojtje në port dhe u gjendën në anijet për në Tajlandë dhe Kinë pa njoftimin e duhur?… Duhet menjëherë një hetim i plotë dhe një strategji për menaxhimin e mbetjeve të tilla”, tha ai.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare, por në muajin gusht, dy ministri thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese …”.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ilir Meta në pranga, “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin
Artikulli tjetër Fushatë në dëshpërim: Si po e humb vrullin Kamala Harris

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.