KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 2.4 vite më pak se ato në BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 2.4 vite më pak se ato në BE
KomentSocialeZhvillim

Gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 2.4 vite më pak se ato në BE

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2024 12:57 pm
151 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Njerëzit në vendet e Mesdheut ku bën pjesë edhe Shqipëria zakonisht jetojnë më gjatë se në vendet e tjera, por në Shqipëri gratë ishin më pak jetëgjata se mesatarja europiane me 2022. Jetëgjatësia në lindje në BE për gratë arriti 83.3 vjet ishte 5.4 vjet më e lartë se për burrat (77.9 vjet) me 2022. Ky hendek gjinor në favor të grave vazhdoi në të gjitha rajonet e BE sipas të dhënave të sotshme të Eurostat. Gratë në Shqipëri kishin jetëgjatësi 80.9 vite me 2022 mesatarisht 2.4 vite më pak se në BE, sipas INSTAT.

Për gratë në BE, jetëgjatësia në lindje ishte 83.3 vjet në 2022 (rritje me 0.4 krahasuar me 2021,teksa në Shqipëri jetëgjatësia e grave u rrit me 2.2 vite ndërmjet 2021 dhe 2002, si rrjedhojë e zbutjes së efektit në mortalitet që dha pandemia Covid -19.

Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje për gratë në BE ishte 5.4 vjet më e gjatë se ajo për burrat, me variacione midis vendeve të BE-së. Ndërsa në Shqipëri kjo diferencë ishte 3.6 vite me 2022. Sipas Eurostat, Jetëgjatësia në lindje për gratë arriti kulmin në rajonin e kryeqytetit spanjoll të Comunidad de Madrid (87.7 vjet), ndërsa 2 rajone të tjera spanjolle, Comunidad Foral de Navarra (86.9 vjet) dhe Castilla y León (86.7 vjet), kishin vendin e dytë dhe të tretë më të lartë.

Jetëgjatësia më e ulët në lindje për gratë u regjistrua në rajonin më të largët francez të Mayotte (74.4 vjet), i ndjekur nga 3 rajone bullgare: Severozapaden (76.4 vjet), Severen tsentralen (77.0 vjet) dhe Yugoiztochen (77.6 vjet). Kur vjen puna për jetëgjatësinë e burrave Shqipëria vetëm 0.6 vite diferencë me BE-në. Burra në Shqipëri kishin jetëgjatësi 77.3 vite me 2022 ndërsa në Bashkimin Europian 77.9 vite.

Madridi është në krye të jetëgjatësisë në lindje si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Siç ishte rasti për gratë, niveli më i lartë i jetëgjatësisë në lindje për burrat u regjistrua në rajonin e kryeqytetit spanjoll të Comunidad de Madrid me 82.4 vjet. Rajoni verior i Italisë i Provincia Autonoma di Trento dhe rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (të dy 82,3 vjet) kishin nivelet më të larta të radhës.

Në të kundërt, 3 rajone kishin një jetëgjatësi për meshkujt më pak se 70.0 vjet. Nivelet më të ulëta u regjistruan në rajonin bullgar të Severozapaden (68.7 vjet), i ndjekur nga Letonia (69.4 vjet) dhe Severen tsentralen (69.6 vjet), gjithashtu në Bullgari.

Hendeqe të mëdha gjinore në jetëgjatësinë në lindje brenda rajoneve. Boshllëqet më të mëdha rajonale gjinore u regjistruan në vendet baltike dhe në disa rajone polake dhe rumune. Hendeku më i madh u regjistrua në Letoni, ku jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 10.0 vjet më e lartë se për burrat.

Dallimet në jetëgjatësinë në lindje midis grave dhe burrave ishin përgjithësisht shumë më të vogla në Danimarkë, Irlandë, Holandë dhe Suedi. Megjithatë, hendeku më i vogël gjinor u vu re në Mayotte në Francë, ku jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 0.4 vjet më e lartë se për burrat.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi
Artikulli tjetër Turizmi natyror, kryeson Shkodra mori 26% të totalit të vizitorëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.