KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump presidenti i ri i SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump presidenti i ri i SHBA
AktualeAnalizeBotaKryesore

Trump presidenti i ri i SHBA

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2024 11:12 am
136 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Donald Trump duket se do të ketë një fitore të madhe ndaj demokratëve. Përditësimi i fundit tregon Trump do të dominojë skenë politike amerikane për 4 vite të tjera.

Me fitoren e Donald Trump në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, i radhës ka qenë Pensilvania, një tjetër shtet kyç. Manjati ka aktualisht 267 vota elektorale, kurse Harris 224 vota elektorale.

Ndërsa numërimi vijon, fotografia vijon të bëhet gjithnjë e më e qartë, në favor të Donald Trumpit. Sipas Projeksionit të Fox News, presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë Donald Trump. Fiton Giorgia, Pensilvani dhe është në avantazh edhe në Wisconsin. Nënpresidentja Kamala Harris fiton në Nju Meksiko dhe Virxhinas.

Sipas projeksionit tw ‘Fox News’ Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harris. Edhe New York Times shkruan se Trump ka 95% të shanseve për të fituar.

Trump ka fituar 3 shtete kryesore (Pensilvania, Karolina e Veriut dhe rimori Xhorxhian (Georgia) të cilën e humbi në 2020.

Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetet e Nju Meksikos dhe Virxhinas.

Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.

Trump shpall fitoren: Kjo do të jetë periudha e artë për SHBA-në

Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nisi fjalimin duke falënderuar mbështetësit e tij e duke thënë se “do ta ndihmojë vendin të shërohet”.

“Do të rregullojmë kufijtë tanë dhe gjithçka në lidhje me vendin tonë. Kemi kapërcyer pengesa që dukeshin të pamundura. Është një fitore politike që nuk e ka parë kurrë Amerika. Do të luftoj për çdo qytetar dhe familjen e tij, nuk do të pushoj derisa të kthejmë Amerikën e begatë që meritojmë të gjithë. Kjo do të jetë periudha e artë për SHBA-në”, tha Trump.

“Duket se do të kemi kontrollin edhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Dua të falënderoj edhe gruan time të bukur, Zonjën e Parë Melania, e cila ka librin më të shitur në vend”, tha Trump, para se të përqafonte bashkëshorten e tij.

Trump u premtoi qytetarëve amerikanë se do të luftojë për një epokë të jashtëzakonshme për SHBA-në.

“Falenderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47 dhe 45 gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me presporitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Michigan Alaska etj që do të na lejojë 315 vota elektorale. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore që është madhështore”, tha Trump.

Vendi kyç i fushëbetejës, Georgia 

Me fitoren Donald Trump, Georgia bëhet shteti i pari që “rrëshqet” nga rezultatet e vitit 2020. Trump humbi Georgian katër vjet më parë ndaj demokratit Joe Biden me 11.779 vota, një numër që u bë i paharrueshëm pasi ai iu lut zyrtarëve zgjedhor të Georgia që ta ndihmonin të gjente një votë më shumë për të “kapërcyer” fitoren e Biden.

Ai u akuzua më vonë penalisht në Georgia në një aktakuzë gjithëpërfshirëse të shantazhit dhe u deklarua i pafajshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Blerjet e përqëndruara shndërrohen në kasap buxhetor
Artikulli tjetër SPAK i jep tender 450 mijë euro kompanisë Albascan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.