Zëdhënësi Kazem Abu Khalaf për fondin e ndihmës së fëmijëve të OKB-së thotë se 2,500 fëmijë në Rripin e Gazës kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor.
“30 për qind e fëmijëve në Rripin e Gazës vuajnë nga kequshqyerja e rëndë,” tha ai në një deklaratë për shtyp.
Ndërkohë, 95 për qind e shkollave që strehojnë personat e zhvendosur në Rripin e Gazës janë “shkatërruar plotësisht”, tha Khalaf.
Ai shtoi: “Situata në Rripin verior të Gazës është jashtëzakonisht e vështirë dhe tragjike dhe po përkeqësohet”.