KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skema e tjetërsimit të pronave, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Skema e tjetërsimit të pronave, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit
Aktuale

Skema e tjetërsimit të pronave, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 2:44 pm
107 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Mikel Zaho, ish-jurist i Kadastrës së Durrësit, është arrestuar për herë të tretë, brenda 5 viteve të fundit,  i akuzuar për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave në bregdet.

Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill i këtij viti. Policia e Durrësit bëri sot me dije se 46-vjeçari nga Durrësi u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë vepër penale.

Hetimet zbuluan një skemë për përfitimin e paligjshëm të 151 mijë m² tokë në Spitallë të Durrësit.

Rasti nisi të hetohej në shkurt të vitit të kaluar pas denoncimit të një qytetari se toka e tij, ende në gjyq për njohjen e pronësisë në Gjykatën e Lartë, ishte zaptuar nga dy subjekte, njëri prej të cilëve pretendonte ta kishte blerë pronën nga një kompani tjetër. Hetimet zbuluan shkelje të rënda në procesin e tjetërsimit të pronës. Për këtë rast u arrestuan në prill 5 persona, mes të cilëve dhe

Ardit Kërtusha, 33-vjeç, ish-zyrtar i lartë i administratës publike dhe ish-kryetar i FRESSH-it në Durrës, si person nën hetim për këtë skemë.

Hetimet tregojnë se procesi i tjetërsimit të pronës ka nisur në vitin 2019 nga juristi Mikel Zaho dhe është firmosur nga zv.regjistruesi, duke anashkaluar drejtuesin e atëhershëm të Kadastrës. Një praktikë për përfitimin e 75,000 m² tokë në lagjen Mirdita ishte futur në arkivën e kadastrës si e regjistruar në vitin 2010.

Tokat më pas janë shitur nga përfituesit, duke përdorur punonjës të ndërmarrjes bujqësore të Spitallës si dëshmitarë të rremë. Në këtë skemë janë përfshirë gjithashtu Lirim Xhameta dhe të tjerë, duke krijuar një zinxhir të gjerë shkeljesh për përvetësimin e pronës.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

I nxehti ekstrem pushton Evropën

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Arrestimi i Ilir Metës, torturë çnjerëzore publike”, Berisha: Rastin do e çojmë në Hagë
Artikulli tjetër “Sfida e Supermenit”, loja e rrezikshme e përhapur në TikTok, AMA ngre alarmin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 25 Maj, 2026
FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit
Finance Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës
Analize Bota Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.