KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nisma e re e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Specialen, shihet si “joserioze”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nisma e re e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Specialen, shihet si “joserioze”
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Nisma e re e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Specialen, shihet si “joserioze”

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2026 12:38 pm
79 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi ndryshimet e propozuara më herët në këtë ligj të vitit 2015 nuk u miratuan, mes kundërshtimeve të ashpra nga ndërkombëtarët.

Megjithatë, ekspertët e kanë vënë në pikëpyetje seriozitetin e përpjekjes së re të kryeministrit Albin Kurti dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë.

Kurti dhe PDK-ja u pajtuan për një nismë të re të enjten, në ditën kur votimi për ndryshimet e propozuara në këtë ligj, të cilat do t’ia kufizonin kompetencat kësaj gjykate, u shty për herë të dytë brenda pak ditësh.

Ndryshimet e miratuara në tetor u kthyen në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, me kërkesën e vetë iniciueses, PDK-së. Ato ishin miratuar pak javë pasi Gjykata Speciale i dënoi në shkallë të parë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti u takua të enjten me ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, për të diskutuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale. Ai kishte shprehur rezerva ndaj hyrjes në fuqi të ndryshimeve, të cilat kishin nxitur kundërshtime ndërkombëtare.

PDK-ja kishte kërkuar që ndryshimet të miratoheshin fillimisht dhe më pas, brenda dy javësh nga hyrja në fuqi e ligjit, të bëheshin ndryshime të tjera për të adresuar shqetësimet ndërkombëtare. Por, në fund, partia hoqi dorë nga kjo kërkesë.

Duke folur në një seancë të Kuvendit, Kurti tha se nuk dyshon “në qëllimin e mirë” të PDK-së për ta ndryshuar ligjin, por shtoi se “nuk mjafton vetëm kjo – duhet të kemi sukses, duhet të dalim fitimtarë”.

“Për këtë na duhet një ligj, i cili nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj që ka efekt në realitet, në praktikë”, tha Kurti.

Çitaku, duke folur më vonë në një konferencë për media, tha se me kryeministrin janë pajtuar për përmbajtjen e ligjit dhe për ndryshimet që duhen bërë në të.

“Dallimet kanë qenë tek procedura parlamentare. Sot u pajtuam edhe për rrugën që do ta ndjekim. Nismën e re ligjore e sjellim menjëherë javën tjetër, me propozime tona konkrete dhe me propozimet e ekspertëve”, ka thënë Çitaku.

“Mungesë serioziteti, kalkulime politike”
Politologu Dritëro Arifi dhe njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj, vlerësojnë se kjo përpjekje e re për ndryshimin e ligjit, mbi bazën e të cilit Kuvendi i Kosovës e themeloi para një dekade gjykatën në Hagë, dëshmon mungesë të vullnetit dhe seriozitetit politik, si dhe kalkulime të LVV-së dhe PDK-së.

Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo nismë është “një kamuflim i dështimit, papërgjegjësisë dhe joseriozitetit” për ta ndryshuar dhe plotësuar këtë ligj me kohë.

Ndërkaq, Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë për REL-in se “fatkeqësisht, si LVV-ja, ashtu edhe lidershipi i PDK-së, kanë vendosur që me një temë kaq të ndjeshme, të luajnë lojëra politike”.

Arifi thekson se pushteti dhe opozita kanë treguar “mungesë serioziteti” për ta trajtuar mirëfilltë këtë çështje qëkurse u paraqitën ndryshimet ligjore pas vendimit dënues të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – të cilët udhëhoqën UÇK-në gjatë luftës së saj kundër forcave serbe më 1998-99 – me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte nxiti protesta të shumta në vend.

Protestat ishin të përnatshme dhe përfunduan në natën kur Kuvendi i miratoi ndryshimet që synonin t’ia kufizonin dukshëm kompetencat Gjykatës Speciale.

Arifi beson se ndryshimet u sollën “vetëm si njëfarë lloj arsyetimi që protestat të mos përshkallëzoheshin”.

“Nuk kishte seriozitet për të bërë diçka më konkrete, pra për ta kufizuar, apo pse jo edhe për ta zhbërë gjykatën, sepse kjo gjykatë po vërehet që ka devijuar nga ajo për çka është themeluar”, nënvizon Arifi.

Ndryshimet e reja
Çitaku tha se ndryshimet e reja do të bazohen në tekstin që Kuvendi e kishte miratuar në dy lexime në tetor, por nuk dha hollësi se çfarë do të përmbajnë ato.

“Mbi atë tekst do të bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore”, tha Çitaku.

Kurti, ndërkohë, nuk foli për përmbajtjen e ndryshimeve, por vetëm tha se ato duhet të jenë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës.

Politologu Arifi e quajti këtë “mungesë llogaridhënieje”, duke theksuar se ata duhet të flasin publikisht se cilat pika duhet të preken dhe çfarë duhet të përmirësohet.

“Çështja është se a do të ketë kuorum, sepse po vërehet që nuk ka një dakordim mbi këtë çështje. Më shumë është blerje e kohës dhe për të parë se kush si po reagon, sesa që ka seriozitet”, nënvizon Arifi.

Miftaraj shton se partia në pushtet dhe PDK-ja ua kanë “borxh” qytetarëve dhe partive të tjera në Kuvend informimin për vendimin e sotëm, negociatat që kanë zhvilluar dhe hapat që do të ndërmarrin.

Çitaku tha se i pranon kritikat për mënyrën se si PDK-ja e kishte trajtuar këtë çështje nga dita e parë.

Ajo u zotua se këtë proces “do ta çojmë deri në fund”, duke shtuar se “projektligjin do ta hartojmë dhe do ta sjellim në Kuvend për votim, më të plotë, më të qëndrueshëm juridikisht, më të zbatueshëm praktikisht”.

Ndërkohë, Kurti tha se beson se “korrigjimi” i aktgjykimit dënues të 16 shtatorit duhet të ndodhë në shkallën e dytë, pra në Gjykatën e Apelit në Hagë.

Ai paralajmëroi se Grupi Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin në Hagë, i themeluar nga Qeveria në tetor dhe i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do ta sjellë javën e ardhshme draftin e parë të strategjisë shtetërore për ta ndihmuar ish-katërshen e UÇK-së në apelimin e dënimeve me burgim për krime lufte.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë do të përmbajë nisma e re ligjore dhe nëse Kurti e PDK-ja do të arrijnë të hartojnë një tekst që do të ketë mbështetjen e nevojshme politike dhe që do të jetë në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

Ndryshimet që nuk kaluan
Ndryshimet kryesore që përfundimisht dështuan të kalonin synonin ngushtimin e juridiksionit të Gjykatës Speciale, duke e kufizuar atë kryesisht në pretendimet për trafikim organesh dhe në vrasje, torturë e trajtim mizor.

Ato parashihnin gjithashtu kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësinë që të dënuarit t’i vuanin dënimet në Kosovë dhe të përfitonin nga falja presidenciale.

Rastet që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të ri do të transferoheshin në sistemin e drejtësisë së Kosovës, bashkë me provat dhe dosjet përkatëse. Rastet në proces do të vazhdonin në apel në Hagë, ndërsa ndryshimet nuk nënkuptonin anulimin automatik të aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e të dënuarve.

Synimi për t’i miratuar këto ndryshime nxiti reagime nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian paralajmëroi se ato binin ndesh me zotimet ndërkombëtare të Kosovës, të cilat lidhen me themelimin dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara.

Këto zotime buronin nga shkëmbimi i letrave të prillit 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton. Përmes këtij shkëmbimi, Kosova ishte zotuar që të konsultohej me Bashkimin Evropian për çdo ndryshim ligjor që prek mandatin ose procedurat e Dhomave të Specializuara.

Po ashtu, Kosova ishte zotuar të garantonte vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Erion Veliaj i shkruan Ballukut: Po dorëzohem edhe unë si të gjithë dhe po vij tek ti
Artikulli tjetër Policia e Kosovës godet “foletë” e prostitucionit, 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.