Kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një letër të shkruar me shkrim dore nga qelitë e paraburgimit të Fierit, duke ju drejtuar publikisht Belinda Ballukut, që t’i aprovojë transferimin në Tiranë, në mënyrë që të bëjë operacion këmbën dhe të jetë pranë familjes.
Ai zbulon se prej më shumë se një muaji është me këmbë të thyer dhe ka nevojë emergjente për operacion, por thekson se kërkesat e njëpasnjëshme te Rama, Gogu e drejtoresha e Brugjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike”, shkruan Erion Veliaj.
Kryebashkiaku e mbyll letrën: Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime. Socialisti “me duar të lidhura”. Erion Veliaj
Marrë nga Newsbomb.al