Pas reshjeve intensive që përfshinë veriun e vendit mbrëmjen e 19 nëntorit, është hapur njëra nga portat e shkarkimit të ujit në Hidrocentralin e Komanit.
Hapja e njërës prej portave të Komanit është bërë për qarkullimin e inerteve, në mënyrë që të mos bien në fund të liqenit.
Pra, Komani nuk është në nivele të larta dhe hapja e digës deri në këto momente nuk përbën rrezik për përmbytje.
Marrë nga Balkanweb.com