KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga prilli, punonjësit e bashkisë së Tokios do të punojnë 4 herë në javë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Nga prilli, punonjësit e bashkisë së Tokios do të punojnë 4 herë në javë
BotaSocialeZhvillim

Nga prilli, punonjësit e bashkisë së Tokios do të punojnë 4 herë në javë

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 2:55 pm
100 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike dëshiron të miratojë punë katër-ditore për punonjësit e bashkisë në kryeqytetin japonez, si pjesë e një nisme kombëtare për të forcuar familjet. Sipas Koike bërja e shoqërisë më të larmishme dhe të begatë është çelësi për një të ardhme të ndritur.

“Vonesat në fuqizimin e grave është një problem i hershëm në Japoni, dhe bërja e shoqërisë sonë më të larmishme dhe të begatë është çelësi për një të ardhme të ndritur”, tha Koike në një fjalim në këshillin e qytetit

Ai shtoi se do të fillojnë duke mbështetur plotësisht balancën punë-jetë duke miratuar një sistem më fleksibël të kohës së punës, si tre ditë pushim në javë. Sachi Ikegami, kreu i menaxhimit të burimeve njerëzore të qytetit tha se duke filluar nga prilli, punonjësit e bashkisë së Tokios do të jenë në gjendje të pushojnë deri në tre ditë në javë, por ata do të duhet të kryejnë 155 orë punë në muaj.

Përveç kësaj, ata punonjës që kanë fëmijë të vegjël do të mund të kenë dy orë të reduktuara orët ditore. Java e punës katërditore është e rrallë në Japoni, por gradualisht po zbatohet nga autoritetet lokale, të cilët po përpiqen të ofrojnë më shumë mbështetje për prindërit.

Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba e quajti normën e lindjeve të vendit një “urgjencë të heshtur” dhe u zotua të miratojë politika mbështetëse për familjen, siç janë orari fleksibël i punës. Pikëpamja se nënat që punojnë janë njëkohësisht dhe vetëm përgjegjëse për punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve mendohet të jetë një nga faktorët kryesorë që qëndron pas lindshmërisë së ulët në Japoni.

Japonia, si shumë vende të zhvilluara, po përballet me një krizë demografike, me një popullsi në plakje dhe një lindje shumë të ulët. Sipas Bankës Botërore, popullsia e Japonisë është e dyta më e vjetra në botë, pas asaj të Monakos. Vitin e kaluar lindshmëria ishte 1.2, shumë më poshtë se 2.1 fëmijë për grua që nevojiteshin për të mbajtur popullsinë në një nivel të qëndrueshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mësuesit në Kosovë protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë rritjen e pagave
Artikulli tjetër Pas 2 vitesh letargji, vihen në punë dy anijet TEC-e në Vlorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.