KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
AnalizeRajoniSocialeZhvillim

Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 1:07 pm
155 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme se vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa nga Kosova.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera në rajon ku nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur në një nga vendet e Bashkimit Europian 286 kërkesa për azil, nga Serbia 252, nga Bosnjë Herzegovina 252 dhe nga Mali i Zi vetëm 46 kërkesa.

Numri i kërkesavë për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian në nëntë muajt e parë të këtij viti ka shkuar në në rreth 5500.

Nga të dhënat e publikuara më herët nga Agjencia Europiane për Azilin rreth 2700 kërkesa të shtetasve nga Shqipëria të mbledhura gjatë vitit të shkuar janë në pritje për t`u shqyrtuar.

Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë në numrin më të lartë vijojnë në dy vendet fqinje Itali dhe Greqi, por edhe në Francë dhe në Gjermani.

Agjencia Europiane për Azilin (EUAA) tha se autoritetet për azilin në Bashkimin Europian morën 84,000 kërkesa për azil nga shtetas me kombësi të ndryshme në shtator të këtij viti.

Kërkesat janë në shifra të qëndrueshme të këtyre muajve të fundit, por me një të tretën më pak në krahasim me kulmin e vjeshtës së kaluar, thotë Agjencia europiane për Azilin.

Sipas EUAA numri i çështjeve në pritje të një vendimi të shkallës së parë vazhdoi të rritet, duke arritur në 969,000 në fund të shtatorit 2024, që është më i madhi në këto tetë vitet e fundit.

Agjencia për Azilin tha se deri në fund të shtatorit 2024, rreth 4.3 milionë persona përfituan nga mbrojtja e përkohshme në Bashkimin Europian pasi u larguan nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Shumica e përfituesve u pritën nga Gjermania dhe Polonia, por Çekia priti më shumë përfitues për frymë, thotë Agjencia Europiane për Azilin.

 

Marrë nga  VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre
Artikulli tjetër Kina vendos sanksione ndaj 13 firmave ushtarake të SHBA-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.