KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë ka efekt vendimtar te rezultati zgjedhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë ka efekt vendimtar te rezultati zgjedhor
AnalizeKryesoreOpinionPolitike

Përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë ka efekt vendimtar te rezultati zgjedhor

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 1:32 pm
104 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një anketim i realizuar nga organizata “Qëndresa Qytetare” me 720 qytetarë në gjashtë bashki të vendit nxori në pah perceptimin mbi përdormin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale nga zyrtarët shtetërorë shqiptarë.

“Nga analizimi i të dhënave rezulton se një shumicë dërrmuese prej 78.1% e qytetarëve të anketuar pohojnë se zyrtarët publikë përdorin burimet shtetërore për qëllime elektorale”, thuhet në raport.

Përdorimi i burimeve publike për mbështetje politike gjatë fushatave elektorale ndalohet me ligj nga Neni 88 i Kodit Zgjedhor të Shqipërisë, por zbatimi i këtij ligji mbetet sfidë me vete.

Keqpërdormimi i aseteve shtetërore në zgjedhje gjithashtu evidentohet në çdo raport të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, por rezultatet tregojnë se vetë zyrtarët nuk po marrin masa për ta ndryshuar këtë fenomen.

Nga ana tjetër, qytetarët e anketuar mendojnë se ky keqpërdorim ka efektet të drejtpërdrejta në rezultatet e votimeve.

“84.5% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se përdorimi i aseteve shtetërore në zgjedhje ka efekt vendimtar në rezultatin zgjedhor,” thekson raporti.

Shumica e të anketuarve, rreth 65.9%, e konsiderojnë këtë përdorim si të padrejtë dhe të keqpërdorur, teksa vetëm 26% e të intervistuarve e shohin atë si normale dhe të drejtë.

Disa prej formave më të përhapura të përdorimit të burimeve shtetërore janë ato të angazhimit të nëpunësve civilë në fushata zgjedhore, përdorimin e fondeve publike për aktivitete elektorale, si edhe përdorimi i objekteve dhe infrastrukturës publike.

“Nga analizimi i të dhënave, rezulton se godinat e shkollave dhe universiteteve përdoren për takime elektorale dhe se presioni mbi administratën është i madh për të marrë pjesë në mitingje dhe votime”, citon studimi i Qëndresës Qytetare.

Raporti më tej evidenton se përdorimi i objekteve publike, si ndërtesat apo mjetet e institucioneve për fushata elektorale është raportuar nga 54.3% e qytetarëve të anketuar, ndërsa 44.9% kanë vërejtur përdorimin e infrastrukturës publike në funksion të fushatave elektorale, si nga partia që ka pushtetin qendror dhe nga forca politike që ka pushtetin lokal. Gjithashtu 82.8% e të intervistuarve raportojnë se kanë vërejtur ndryshime në sjellje dhe në cilësinë e shërbimeve gjatë periudhës zgjedhore.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mandati i Xhaçkës nesër në Komisionin e Venecias, Bardhi akuza socialistëve
Artikulli tjetër Vjedhje sistematike, kishat u zbrazën nga veprat e artit dhe objektet historike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.