KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6 milionë euro
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6 milionë euro

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 2:12 pm
221 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të mbushur me rërë bregdetin e Durrësit duket se i shërben më shumë firmës “EMAAR”, të Mohamed Alabbar.

Prej disa kohësh, në territorin e Portit të Durrësit kanë filluar ndërtimet e apartamenteve, restoranteve, bareve dhe hoteleve, ku qeveria shqiptare ka negociuar me firmën nga Emiratet e Bashkara Arabe për t’i falur të gjithë truallin.

Në projekt duket mjaft qartë se i gjithë territori te Porti i Durrësit, atje ku po ndërtohet “Durrës Yacht & Marina”, do të mbushet me rërë dhe do të krijohen plazhe.

Ndërkohë, paralelisht me këto ndërtime, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka hapur një tender me vlerë 6 milionë euro për të mbushur me rërë një pjesë të bregdetit në Durrës.

Ka dyshime se projekti është një “ndihmë” që kreu i këtij institucioni, i shumë përfoluri Dritan Agolli, po i jep Alabbarit.

Pas “faljes” së tokës, tashmë “ndihmat” ndaj firmës nga Emiratet po kryhen në terren, ku po përgatitet i gjithë bregdeti që t’i vijë në ndihmë këtij projekti.

Por, në vend që ato investime të jenë private, pasi edhe të gjitha njësinë e shërbimit apo apartamenteve po shiten, investimet po bëhen nga shteti.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare”.

Në dokumente shkruhet se kërkohet riprofilimi dhe mbushja me rërë e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës”.

Fondi i të gjithë procedurës është 583.323.833 lekë pa TVSH, teksa financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2024-2026. Në dokument shkruhet se kohëzgjatja e kryerjes së punimeve është 12 muaj, ndërsa finalizimi i tenderit do të kryhet në datën 13 dhjetor 2024.

Por, çfarë parashikohet të bëhet në atë zonë?!

VoxNews shfletoi dokumentet shoqëruese, ku shkruhet se bregdeti i Durrësit në jug të Portit e deri tek fundi i shëtitores së re te godina e Kavalishencës.

“Në zonën e Portit të Durrësit po zhvillohet një investim i njohur si Durres Yaht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimi, zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 metra” thuhet në këto dokumente.

Pra, mjaft qartë se investimi është një “mbështetje” për projektin e Alabbarit!

Fondi i Zhvillimit shkruan në dokumente se synohet që zona të ketë një pamje të re.

“Objekt i këtij raporti është përshkrimi i rehabilitimit të plotë të një brezi me shtrirje rreth 3168 metra përgjatë zonës që do të arrihet nëpërmjet punimeve, që do të kryhen nëpërmjet një rimbushjeje artificiale të plazhit”, thotë Fondi.

Po ku do të jetë planvendosja e projektit të ri?

Agolli shkruan në dokumentet shoqëruese se “struktura e paraqitur nga projekti ‘Durres Yaht Marina’ është marrë nga projekt idetë e realizuara në fazat e para të zhvillimit të ketij projekti”.

Këto zona janë ndarë në 3 pjesë, e para nga kufiri i Portit të Durrësit deri tek skoliera e re, e dyka nga skoliera deri te “Hawai Beach Bar”. Dhe zona e tretë deri në fundin e shëtitores së re pranë Kavalishencës.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Erion Braçe ironizon Ina Zhupën dhe debatojnë mes tyre, në Kuvend
Artikulli tjetër NASA bëhet me shef të ri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.