KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligji i ri për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ligji i ri për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave
BotaOpinionSociale

Ligji i ri për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave

Përditësimi i fundit: 7 Dhjetor, 2024 11:54 am
146 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, me të cilat përballen gratë që shkelin ligjin e ri të Iranit për hixhabin. I miratuar më 30 nëntor, Ligji i Hixhabit dhe Dëlirësisë shkaktoi bujë në Republikën Islamike, ku edhe disa klerikë të lartë e kritikuan. Ligji me 74 nene kërkon gjithashtu nga publiku që t’i denoncojë në polici shkelëset e dyshuara dhe i penalizon bizneset dhe taksistët që refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Këtë nuk mund ta quash as ligj”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nasrin Sotoudeh, një aktiviste e njohur dhe avokate e të drejtave të njeriut që aktivitetin e saj e zhvillon në Iran.

Ligjet kanë për qëllim t’i mbrojnë qytetarët, por legjislacioni i ri “ua merr sigurinë grave në rrugë”, sipas saj. Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë gra në Iran refuzonin ta mbanin shaminë e detyrueshme të kokës, që është një shtyllë kryesore e sistemit islamik. Hixhabi ishte në qendër të protestave të papara që shpërthyen në të gjithë Iranin në vitin 2022.

Ato u shkaktuan nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një grua e re që u arrestua për shkelje të dyshuar të detyrimit për hixhab. Gjatë protestave, shumë gra dhe vajza i hoqën dhe dogjën shamitë e kokës. Autoritetet i shtypën brutalisht protestuesit, duke vrarë qindra dhe duke arrestuar mijëra.

Sotoudeh thotë se shumë iranianë duan që ata që janë përgjegjës për vdekjet, “të dënohen”. Por, në vend të kësaj, “ligjvënësit miratuan një ligj hakmarrës kundër grave dhe burrave”, sipas saj. Ajo paralajmëron se kritikët “do të ndërmarrin hapa” nëse ligji nuk shfuqizohet, duke sugjeruar se mund të ketë edhe protesta.

Sotoudeh ishte në burg për vite me radhë, për shkak të aktivizmit të saj dhe adresimit të çështjeve të ndjeshme ligjore, përfshirë rastet e grave të ndaluara për protesta paqësore kundër hixhabit të detyrueshëm. Kohëve të fundit, autoritetet i rritën masat për mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimit për hixhabin. Ato i rikthyen patrullat nga e ashtuquajtura polici e moralit, të cilat u pezulluan në vazhdën e protestave të vitit 2022.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) krijoi gjithashtu një njësi të re në Teheran për mbikëqyrjen e veshjes së hixhabit. Anëtarët e saj quhen “Ambasadorë të Mirësisë”. Në nëntor, Selia Qendrore e Teheranit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit njoftoi për krijimin e një “klinike”, që ofron “trajtim shkencor dhe psikologjik” për gratë që refuzojnë ta ndjekin kodin islamik të veshjes.

Psikologët iranianë reaguan, duke paralajmëruar se njerëzit e shëndetshëm mund të etiketohen si të sëmurë. Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar më 1 dhjetor, Sotoudeh dhe Sedigheh Vasmaghi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe dijetare e Islamit, e kritikuan ligjin e ri të hixhabit, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe “mesjetar”.

Legjislacioni i ri u bë aq i diskutueshëm saqë presidenti Masoud Pezeshkian tha në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive më 2 dhjetor se “ai nuk mund të zbatohet lehtë”. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje dënimet e reja për shkelësit e detyrimit për hixhab. Edhe disa klerikë të lartë u shprehën kundër ligjit të ri.

“Jo vetëm që pjesë të mëdha të këtij ligji janë të pazbatueshme… por ai e mposht qëllimin e tij dhe do të bëjë që të rinjtë t’i urrejnë mësimet fetare”, shkroi Ayatollah Mostafa Mohaqeq Damad në një letër të hapur drejtuar klerikëve të lartë më 2 dhjetor.

Në një deklaratë të përbashkët më 4 dhjetor, tri shoqata të njohura që përfaqësojnë industrinë e argëtimit, thanë se çdo ligj që “e kthen atdheun në një burg të madh, është i pakuptimtë” dhe u kërkuan autoriteteve që ta shfuqizojnë atë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nike rinovon marrëveshjen me Brazilin deri në vitin 2038
Artikulli tjetër Cilat vende të BE-së po investojnë më shumë për mbrojtjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.