KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Depozitat nuk mbajnë ritmin e ekonomisë, Shqipëria humbet kryesimin në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Depozitat nuk mbajnë ritmin e ekonomisë, Shqipëria humbet kryesimin në rajon
AnalizeFinanceKryesoreRajoni

Depozitat nuk mbajnë ritmin e ekonomisë, Shqipëria humbet kryesimin në rajon

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 11:32 am
184 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rritja e depozitave në vitet e fundit ka qenë më e ngadaltë në raport me rritjen ekonomike. Kjo ka bërë që Shqipëria të humbasë kryesimin si vendi i Ballkanit Perëndimor me sasinë më të madhe të depozitave bankare ndaj ekonomisë. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2023 depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 62.91% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ky tregues ka rënë për të tretin radhazi. Në 2022, depozitat përbënin 64.89% të PBB-së, ndërsa në vitin pandemik 2020 ky raport kishte arritur nivelin rekord prej 75.44%. Por, rritja e shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë nuk është ndjekur dot nga një rritje në përmasa të njëjta e depozitave.

Një efekt të konsiderueshëm ka pasur padyshim edhe efekti i kursit të këmbimit. Më shumë se gjysma e depozitave bankare në Shqipëri janë në monedhën euro. Edhe shtesa e depozitave në vitet e fundit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane. Por, zhvlerësimi i euros ndaj lekut (gati 25% që nga pandemia) ka ndikuar negativisht vlerën e depozitave në valutë dhe raportin e tyre ndaj prodhimit kombëtar.

Tashmë, Shqipëria nuk është më vendi me sasinë më të madhe të kursimeve të mbajtura si depozita kundrejt PBB-së. Kjo renditje vitin e kaluar kryesohej nga Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 64.19% e PBB-së. Shqipëria renditet e dyta me 62.91%, por e ndjekur shumë afër nga Kosova, me 62.81% të PBB-së. Vijon Mali i Zi me 53.42%, Bosnje-Hercegovina, me 51.16% dhe Serbia me 48.99%.

Përgjithësisht, individët në rajonin e Ballkanit Perëndimor ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Kjo tendencë ka qenë mjaft e theksuar edhe te shqiptarët. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare.

Vlerësohet se në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare përbënin rreth 84% të kursimeve totale të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë mes instrumenteve të boxhit të qeverisë, fondeve të investimit, atyre të pensionit dhe obligacioneve të shoqërive tregtare.

Dominimi i depozitave mund të lidhet pjesërisht edhe me mungesën e tregjeve të zhvilluara të kapitalit në rajon. Në vitin 2023, në Shqipëri u bë për herë të parë listimi i një titulli financiar të emetuar nga një kompani private në Bursë, por qysh atëherë nuk ka pasur zhvillime të tjera.

Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare. Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator 2024 totali i depozitave në banka arriti në 1.641 trilionë lekë ose pothuajse 16.7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 88 miliardë lekë ose 5.7%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Celibashi: Përjashtimi i subjekteve politike nga administrimi, do të ishte gabim i madh
Artikulli tjetër Veliaj: Kontrolli i SPAK në shtëpi, pa vendim gjykate

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.