KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fest 63, vetëm një çmim të madh, fituesi shkon në Eurovision
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fest 63, vetëm një çmim të madh, fituesi shkon në Eurovision
AktualeKulture

Fest 63, vetëm një çmim të madh, fituesi shkon në Eurovision

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 3:03 pm
229 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës sjell risi të jashtëzakonshme teknologjike dhe një rikthim të fuqishëm te rrënjët e muzikës shqiptare. Për herë të parë, Fest 63 do të prezantojë një sistem votimi të zgjeruar, ku do të përfshihet edhe diaspora, e cila do të ketë mundësinë të votojë për këngën fituese. Ky hap i rëndësishëm do të sjellë një lidhje më të ngushtë me komunitetin shqiptar jashtë vendit dhe do të bëjë festivali edhe më tërheqës dhe gjithëpërfshirës.

Për sa i përket çmimeve, ky vit do të sjellë një ndryshim të madh: do të ketë një fitues të vetëm, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Ky ndryshim vjen për të thjeshtuar procesin, ku publiku dhe juria do të kenë mundësinë të zgjedhin këngën më të mirë.

Gjithashtu për herë të parë, ky festival do të përdorë sistemin e automatizuar të të njëjtit standard që përdoret në Eurovision, duke garantuar performanca të përpikta dhe të jashtëzakonshme.

Një tjetër risi e madhe është skenografia kinetike, që lëviz në përputhje me emocionet e secilës këngë, ndërkohë që ndriçimi luan një rol kyç për të krijuar atmosferën magjike të festivalit. Këto teknologji moderne do të ndihmojnë për të sjellë një shfaqje spektakolare.

Këtë vit, një natë speciale do t’i kushtohet poezisë dhe tekstit të këngëve, duke nderuar poetët dhe tekstshkruesit e mëdhenj të festivalit, që kanë lënë një gjurmë të thellë në historinë e muzikës shqiptare. Nata Nostalgjike do të rikthejë në skenë emocionet dhe fjalët që kanë formuar këngët më të dashura për publikun shqiptar.

Me 30 këngë konkurruese dhe dy netë të mbushura me emocion, Fest 63 do të jetë një ngjarje e paharrueshme që do të bashkojë traditën dhe teknologjinë për të krijuar një eksperiencë unike për publikun shqiptar.

Festivali i Këngës do të zhvillohet në 4 net magjike nga datat 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

 

Marrë nga RTSH.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve

Rambo rikthehet sërish në ekran, por pa Sylvester Stallone-n

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përfundimi i mandatit të kryetares së GJK-së, Zaçaj kërkon interpretimin e ‘Venecias’
Artikulli tjetër Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës hapet në fund të muajit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Maj, 2026
Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.