KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vrasësi i drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor në SHBA kundërshton ekstradimin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Vrasësi i drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor në SHBA kundërshton ekstradimin
BotaFokusZhvillim

Vrasësi i drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor në SHBA kundërshton ekstradimin

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2024 10:05 am
104 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor UnitedHealth, Brian Thompson në Manhatan, synon të kundërshtojë ekstradimin e tij për në Nju Jork, për t’u përballur me akuzat për vrasje nga Pensilvania, ku u arrestua, i tha gjykatësit avokati i tij mbrojtës gjatë seancës të së martës.

Të dyshuarit Luigi Mangione, gjithashtu iu mohua lirimi me kusht për herë të dytë, një ditë pasi u arrestua në një restorant fast food pas kërkimeve pesë-ditore.

Ndërsa hynte në gjykatë i rrethuar nga oficerët e policisë, zoti Mangione bërtiti në drejtim të gazetarëve, duke thënë: “…krejtësisht të shkëputur nga realiteti dhe një fyerje për inteligjencën e popullit amerikan!”. Nuk ishte e qartë se kujt po i referohej.

Refuzimi i zotit Mangione për t’u ekstraduar fillon automatikisht një proces formal që mund të zgjasë me javë, megjithëse ai nuk ka gjasa të ketë sukses në parandalimin e transferimit të tij, thonë ekspertët ligjorë.

Hetuesit po përpiqeshin të gjurmonin lëvizjet e të dyshuarit Mangione në Pensilvani gjatë ditëve të fundit, si dhe nëse i dyshuari u ndihmua nga një bashkëpunëtor, përpara ose pas të shtënave përpara një hoteli në qendër të Manhatanit.

Mangione u pikas në një restorant McDonald’s të hënën nga një punonjës, i cili mendoi se dukej si personi i armatosur në imazhet e publikuara nga policia. Atij iu gjet një armë, veshje dhe identifikime të rreme, që u ngjasojnë atyre të përdorura nga autori i sulmit, tha policia.

Ai përballet me akuza për armë dhe falsifikim në Pensilvani dhe u procedua në Altoona të hënën. Një urdhër-arresti për zotin Mangione, i paraqitur të martën në gjykatën penale të Manhatanit, rendit një akuzë për vrasje të shkallës së dytë, tre akuza për armëmbajtje dhe një akuzë për posedim kriminal të një instrumenti të falsifikuar.

Ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë, policia ka thënë se viktima Thompson, drejtues i një prej kompanive më të mëdha të siguracionit shëndetësor, ishte sulmuar qëllimisht.

I dyshuari Mangione, kur u arrestua, kishte me vete një manifest të tijin që ofronte njohuri për motivet e tij, sipas policisë. Gazeta “The New York Times” njoftoi se një raport i brendshëm i policisë së qytetit të Nju Jorkut, që analizonte dokumentin e shkruar me dorë, arriti në përfundimin se zoti Mangione e shihte vrasjen si një sfidë për korrupsionin e sektorit të kujdesit shëndetësor.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthimi me 6 viktima në Hagë, policia holandeze arreston 3 persona të dyshuar
Artikulli tjetër Mohammed al-Bashir: Qeveria e përkohshme e Sirisë do të qëndrojë,t deri më 1 mars

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.