KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës
KryesoreOpinionPolitike

Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2024 11:26 am
144 Shikime
Share
4 Min. Leximi
Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali duke folur gjate Konferences se Kryetareve. Gjate mbledhjes u disktua rreth buxhetit te vitit 2025, i cili u prezantua nga Ministri i Financave, Petrit Malaj./r/n/r/nSpeaker of the Parliament, Elisa Spiropali speaking during the Conference of Leaders. During the meeting, the 2025 budget was discussed, which was presented by the Minister of Finance, Petrit Malaj.
SHARE

Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të deputetëve për të rrëzuar me votë zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali refuzoi të martën që ta pranojë vendimin e Venecias përmes një interpretimi të gënjeshtërt të opinionit si në favor të qëndrimit të mazhorancës për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në një reagim për mediat pas publikimit të opinionit, Spiropali tha: “besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit”.

Më tej Spiropali këmbëngul: “Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë”.

Në opinionin e publikuar të martën, Komisioni i Venecias rithekson normën e gjithëditur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

“Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në këtë dritë, pyetjet 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje e lirisë së mandatit, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në pikën 22 të opinionit të Komisionit të Venecias.

“Për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njihen nga kushtetuta si detyruese, të gjitha autoritetet janë të detyruara të respektojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive”, shtihet në opinion.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigjen pyetjes së BIRN se kur do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që detyron Kuvendin të dërgojë pranë kësaj gjykate mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka.

Ndërkohë, përfaqësues të opozitës e quajtën ‘dezinformim’ deklaratën e Spiropalit dhe i kërkuan asaj që të zbatojë pa vonesë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik, tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedentë ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundërt të asaj që Komisioni i Venecias këshillon,” tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës të kërkuar nga opozita.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur Kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit të së drejtës.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës

Ngecin investimet publike/ Realizohet vetëm 36% e planit, në 9 muaj

CNN: “Protestat për korrupsion çuan në rrëzimin e Vuçiçit”

Media britanike: “Revolucioni mbërrin në Shqipëri”

MABCO kallëzon në SPAK zyrtarët e QKB-së, transferuan 47% të aksioneve të aeroportit të Vlorës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mangësi për transparencë dhe qasje në arsim e shëndetësi
Artikulli tjetër Perandoria e drogës e Bashar al-Asadit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga protestat në qeverisje, sfida e re e Serbisë
Analize Opinion Politike Rajoni Sociale 26 Tetor, 2026
Stern: Opozita paralajmëron rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.