KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompania më e madhe gjermane e çelikut planifikon të shkurtojë mijëra vende pune
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kompania më e madhe gjermane e çelikut planifikon të shkurtojë mijëra vende pune
AktualeEkonomiOpinionSociale

Kompania më e madhe gjermane e çelikut planifikon të shkurtojë mijëra vende pune

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2024 10:02 am
157 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

“Më thyhet zemra! Nuk mund t’i trajtosh njerëzit kështu. Ne kemi punuar kaq shumë për ThyssenKrupp,” tha Helmut Renk, 62 vjeç, kryetar i këshillit të punonjësve në kantierin e çelikut Kreuztal-Eichen, në Gjermani.

Renk shprehu zemërim dhe zhgënjim për mbylljen e mundshme të fabrikës, ai shtoi se kishte punuar atje për 40 vjet, ashtu si babai i tij më parë dhe djali i tij sot. Sipas Ulrike Hölter, drejtuese e sindikatave, shumë punonjës të gjigantit gjerman të çelikut ndajnë pakënaqësinë e Helmut Renkut. Si përfaqësuese e seksionit qendror të Luginës së Ruhrit të sindikatës së punuesve të metaleve IG Metall, Hölter tha se punëtorët e metaleve janë veçanërisht të zemëruar me menaxhmentin dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Ajo është e bindur se pushimi i afërt i 500 punëtorëve të metalit të Kreuztal-Eichen jo vetëm që do të ketë pasoja për qytetin e vogël të Gjermanisë perëndimore, por do të ndihet në të gjithë vendin.

Çfarë planifikon ThyssenKrupp?

Në fund të nëntorit, ThyssenKrupp Stahl Europe (TKSE) tha se do të shkurtonte 11.000 vende pune, duke përfshirë 5000 deri në vitin 2030 dhe 6000 të tjera përmes shitjeve. Këto shkurtime të vendeve të punës përfaqësojnë rreth 40% të fuqisë totale të punës prej 27.000 punonjësish të kompanisë në Gjermani.

Fabrika Kreuztal-Eichen, e specializuar në përpunimin e çelikut, duhet të mbyllet plotësisht.

TKSE gjithashtu njoftoi se do të reduktonte kapacitetin e përgjithshëm të prodhimit të çelikut nga 11.5 milion tonë në pak më pak se 9 milion tonë duke shitur aksionet në Hüttenwerke Krupp Mannesmann (HKM) në Duisburg, Gjermani.

Megjithatë, nëse kjo shitje nuk do të jetë e mundur, TKSE tha se do të shqyrtonte skenarët e mbylljes me aksionerë të tjerë. Përveç kësaj, një fabrikë në Bochum pritet të mbyllet deri në vitin 2027, tre vjet më herët se sa ishte planifikuar.

“Masat urgjente janë të nevojshme për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin operacional të ThyssenKrupp Stahl dhe për të arritur një nivel kostoje konkurruese,” tha kompania në një deklaratë.

Synimi është të reduktohen kostot e personelit me rreth 10% mesatarisht gjatë viteve të ardhshme.

Pse është në vështirësi ThyssenKrupp?

TKSE, njësia e prodhimit të çelikut të konglomeratit industrial ThyssenKrupp, është prodhuesi më i madh i çelikut në Gjermani. Kompania përballet me mbikapacitete në rritje dhe konkurrencën intensive nga importet më të lira të çelikut nga Azia. Përveç kësaj, industria shumë e rëndësishme e automobilave në Gjermani ndodhet në një tranzicion drejt automjeteve elektrike, gjë që ka çuar në uljen e kërkesës për çelik.

Për më tepër, qeveria aktuale e kancelarit Olaf Scholz është përpjekur ta bëjë prodhimin e çelikut në Gjermani më pak ndotës, duke zgjedhur TKSE në Duisburg si projektin kryesor në botë për furrat e para me hidrogjen.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse miliarda në subvencione publike të dhëna për çelikun “e gjelbër”, të prodhuar pa emetim karboni, do të jenë ndonjëherë fitimprurëse.

Gjithashtu, në gusht, disa anëtarë të bordit mbikqyrës të TKSE dhanë dorëheqjen, duke akuzuar menaxhmentin se nuk ka investuar mjaftueshëm në departamentin e çelikut për të ruajtur aftësinë konkurruese të saj.

Gerhard Bosch nga Universiteti i Duisburg-Essen-it ia atribuon një pjesë të krizës edhe investimeve të pamjaftueshme. “ThyssenKrupp Stahl ka probleme me cilësinë dhe investimet, që vijnë nga vendimet e dobëta të biznesit”, tha ai për DW.

Në ethet e ndryshimit

Gerhard Bosch, ish-anëtar i bordit mbikëqyrës të ThyssenKrupp, beson se kriza e kompanisë rrezikon të përhapet në punë të panumërta përtej fuqisë së saj punëtore, sepse çdo punë në industrinë e çelikut “përgjithësisht mbështet të paktën një punë tjetër” në të gjithë zinxhirin e furnizimit në Gjermani.

Rajoni i Ruhrit ishte dikur zemra industriale e Gjermanisë, me miniera të shumta qymyri dhe mullinj çeliku të përqendruara rreth qyteteve të Duisburgut dhe Essenit. Pas mbylljes së minierës së fundit të qymyrit në vitin 2018, përfundoi një epokë, duke lënë plagë të thella dhe një rajon ekonomikisht në depresion.

Industria e çelikut dhe e qymyrit në Luginën e Ruhrit qëndronte pas mrekullisë ekonomike të Gjermanisë pas luftës

Papunësia atje është ende më e lartë se në pjesën tjetër të Gjermanisë, tha Gerhard Bosch, dhe humbja e vendeve të punës në industrinë e çelikut “do të godasë rëndë Duisburgun”.

Megjithatë, industria gjermane e çelikut nuk është i vetmi sektor industrial aktualisht i prekur nga ndërprerje masive. Shumë kompani të tjera planifikojnë të shkurtojnë vendet e punës, duke përfshirë prodhuesit e automjeteve Volkswagen dhe Ford, si dhe gjigantin e teknologjisë Bosch.

Ekonomia e Gjermanisë e drejtuar nga eksporti po sheh rënie të kërkesës për produktet e saj në nivel global dhe pritet të tkurret për të dytin vit radhazi, sipas shumë parashikimeve.

Sindikatat, sfiduese, premtojnë të luftojnë

Ndërkohë, sindikatat gjermane, veçanërisht sindikata e fuqishme e punimeve të metaleve IG Metall, po përgatiten për një betejë të gjatë për të shpëtuar punët e kërcënuara.

Frank Patzelt, punëtor i fabrikës së petëzimit dhe anëtar i sindikatës TKSE në Bochum, tha se ndërsa disa kolegë ndihen të pashpresë, shumë janë gatitë luftojnë.

“Nëse qëndrojmë së bashku, mund të arrijmë rezultate më të mira për veten tonë”, tha ai.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
Artikulli tjetër Derbi Dinamo-Tirana, “kryefjala” e javës së 18-të të Superiores

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.