FIFA ka zhvilluar në Doha të Katart ceremoninë e përvitshme të ndarjes së trofeve për futbollistët më të mire të vitit 2024, trajnerët, 11-tshja më e mirë, trofeu i golit më të bukur që mban emrin e Pushkash, dhe padyshim të gjitha këto trofe edhe për kategorinë e femrave, si futbollistja, trajnerja apo 11-tshja më e mire e vitit.
Futbollisti më i mire i vitit u shpall lojtari i Realit të Madridit Vinicius Jr, ndërkohë që trajneri më i mirë u shpall Karlo Anceloti i Realit të Madridit.
Për këto çmime votojnë tre kategori, trajnerët e kombëtareve, kapitenët dhe përfaqësues të medias sportive nga e gjithë bota.