KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestime në Federatën e Karatesë të Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Arrestime në Federatën e Karatesë të Kosovës
FokusRajoniSocialeSporti

Arrestime në Federatën e Karatesë të Kosovës

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 9:40 am
251 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy zyrtarë të Federatës së Karatesë të Kosovës (FKK) janë ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës të enjten.

Masa e ndalimit për 48 orë i është caktuar zyrtarit me inicialet N.G. dhe zyrtares F.M. Personi tjetër me inicialet I.K. është liruar në procedurë të rregullt.

Tre personat dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS-së në vlerë prej 87 mijë e 463 euro.

“Hetuesit nga sektori për hetime financiare, pas pranimit të një informate, të njëjtën e kanë trajtuar dhe gjatë mbledhjes së dëshmive, kanë ngritur dyshime se zyrtarët e Federatës së Karatesë të Kosovës (FKK), kanë keqpërdorur mjetet financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Të dyshuarit: N.G. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1982, femër kosovare) dhe I.K., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS-së në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjeteshtatë mijë e katërqindegjashtëdhjetetre euro). Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti: ‘Mashtrim me Subvencione’. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.M., është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K. është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shumica e federatave funksionojnë plotësisht me mjetet që i marrin nga buxheti i shtetit.

Përkrahja në bazë të kategorizimit, megjithatë, nuk është e vetmja e shtetit për federatat sportive. Nga kuleta e shtetit federatat përkrahen edhe në forma të ndryshme. Disa federata kanë marrë qindra mijëra euro të tjera pos atyre që parashikohen me kategorizim.

Federata e Karatesë e Kosovës nga korriku i vitit të kaluar u përball me ndarje të madhe. U krijuan dy grupe. Njërin grup e udhëhiqte Nazmi Gashi e Besart Baruti dhe tjetri grup drejtohej nga Avni Gashi.

Pasojat për ndarjen në dy grupe kanë qenë të mëdha. Federata e Karatesë e Kosovës humbi licencën nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. MKRS-ja ia pezulloi licencën.

Si federatë pa licencë FKK-ja humbi të drejtën e mjeteve të shumta financiare nga MKRS-ja e po ashtu edhe sponsorëve.

Situata në karate krijoi edhe ndarje te sportistët. Melos Gashi, i biri i Avni Gashit, vendosi të largohej nga Kosova dhe tashmë përfaqëson Shqipërinë. Ndërkohë kishte vendim për ta lënë jashtë Botërorit edhe Fortesa Oranën, pasi ishte rreshtuar me grupin që udhëhiqej nga Avni Gashi. Por vetëm pasi hoqi dorë nga pozita e anëtares së Bordit, Orana u fut në listën e pjesëmarrësve në Botëror. Ajo udhëhoqi më pas Kosovën drejt medaljes së bronztë në garat ekipore.

 

Marrë nga RTK

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Artikulli tjetër Dëbimet e emigrantëve në SHBA, në nivelin më të lartë të dekadës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.