KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sulm rus në Kiev, dëmtohen 6 ambasada, përfshirë të Shqipërisë, RMV dhe Malit të Zi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sulm rus në Kiev, dëmtohen 6 ambasada, përfshirë të Shqipërisë, RMV dhe Malit të Zi
AktualeFokusKryesoreOpinion

Sulm rus në Kiev, dëmtohen 6 ambasada, përfshirë të Shqipërisë, RMV dhe Malit të Zi

Përditësimi i fundit: 21 Dhjetor, 2024 9:06 am
167 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ambasadat e Shqipërisë, Argjentinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Portugalisë dhe përfaqësia e territoreve palestineze në Kiev pësuan dëme të shumta të premten nga një sulm rus me raketa, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi tha se godina ku janë vendosur ambasadat u dëmtua rëndë nga sulmi rus.
Në pamje shihen dritaret e thyera, zyra të dëmtuara dhe një automjet me targa diplomatike me xhama të thyer.

Banorët e qendrës së qytetit dëgjuan shpërthime të fuqishme, pas të cilave shpërtheu zjarri në disa ndërtesa, tha drejtuesi i administratës ushtarake së Kievit, Serhiy Popko.

Ai tha se forcat ruse kishin sulmuar me tetë raketa, përfshirë raketat hipersonike ‘Kinzhal’ dhe balistike ‘Iskander’ në këtë sulm, sipas tij.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dënoi sulmet ndaj ambasadës si “brutale” dhe shtoi se ato vendosën “në rrezik jetën e personelit diplomatik”. Sipas ministrisë, gjatë sulmit Ambasada e Shqipërisë pësoi vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në disa nga hapësirat brenda saj.

“Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë. “Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.”

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut e dënoi sulmin ndaj godinës së ambasadave, ku ndodhet edhe ambasada maqedone në Ukrainë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie nuk pati dëmtime në njerëz pasi sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, kur stafi diplomatik i ambasadës nuk ndodhej në ndërtesë.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, përmes një deklarate të postuar në platformën X, i dënoi sulmet ruse me raketa si “plotësisht të papranueshme”, duke i quajtur ato “akte agresioni që kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe infrastrukturën kritike, përfshirë misionet diplomatike”. 

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulm terrorist me 2 të vrarë dhe 69 të plagosur, në Gjermani
Artikulli tjetër Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Artan Grubi ndodhet në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.