KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2 miliardë euro, ose një e katërta e buxhetit shpenzohet në dhjetor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 2 miliardë euro, ose një e katërta e buxhetit shpenzohet në dhjetor
AktualeAnalizeFinanceKryesore

2 miliardë euro, ose një e katërta e buxhetit shpenzohet në dhjetor

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 10:20 am
237 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë lekësh (rreth 2 mld euro me kursin aktual të këmbimit), e cila është sa 25 për qind e buxhetit total të vitit 2024.

Sipas ndryshimeve të fundit në aktin normativ shpenzimet buxhetore mbeten të pandryshuara në nivelin 771,3 miliardë lekë (7,7 miliardë euro), ndërsa deri në muajin nëntor ishin shpenzuar 575 miliardë lekë. Sipas programit aktual në dhjetor mbetet për shpenzuar një e katërta e programit vjetor të buxhetit 2024.

Likuiditet e lira në buxhetin e 2024 si rrjedhojë e shpenzimeve më të ulëta se të ardhurat arritën në rreth 720 milionë euro (71,7 miliardë lekë në muajin nëntor 2024). Kur parlamenti votoi buxhetin e këtij viti ishte programuar që deficiti buxhetor në nëntor -19,9 miliardë lekë ose rreth -200 milionë euro.

Qeveria jo vetëm që nuk ka konsumuar borxhin e ri, por nga ana tjetër nuk ka arritur të shpenzojë sipas programit të ardhurat e realizuara. Me këtë likuiditet qeveria është në situatë të mirë financiare, çka i mundëson asaj një ulje historike të nivelit të borxhit. Por në ndryshimet e fundit që ju bënë buxhetit të vitit 2024 nëpërmjet aktit të tretë normativ, qeveria e la të pandryshuar objektivin e deficitit me -57 miliardë lekë dhe të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, duke akumuluar për alokim në dhjetor rreth 1 të katërtën e buxhetit të këtij viti.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 575.3 miliardë lekë me një realizim në masën 88.1% të planit të periudhës.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 78% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 74.6% të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.

Pagesat ditore nga thesari gjatë këtyre ditëve janë rreth 8 herë mbi mesataren mujore të 11 muajve. Përqendrimi i shpenzimeve buxhetore është shndërruar në rutinë vitet e fundit, ku pothuajse 1 treta e buxhetit përqendrohet ne dy muajt e fundit të vitit.

Një tabelë e detajuar me ecurinë e investimeve vjetore 2024 tregon se, alokimin më të dobët në investimet kapitale e kanë ato në arsim ku në përfundim të vitit nuk është shpenzuar as një e treta e fondeve në nivelin parauniversitar. Duke qenë se kjo pjesë e investimeve është përgjegjësi e pushtetit lokal, nuk arrijnë të realizohen sipas programit, duke lënë shkollat në kushte te mjerueshme.

Gjithashtu investimet në pushtetin vendor kanë ecuri shumë të dobët. Vitin e kaluar u realizua vetëm gjysma e programit dhe këtë vit ecuria është shumë e dobët.

Paaftësia për të shpenzuar në kohë po krijon teprica likuiditeti në llogaritë e qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një inspektim në Ministrinë e Financave tha se përqendrimi i shpenzimeve në fund të vitit tregon për mungesë efektiviteti në përdorimin e taksave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se gati 20 për qind e buxhetit 2023 është alokuar në dy muajt e parë të vitit 2024.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekonomia po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po shkatërrohen
Artikulli tjetër Lufta 14-mujore në Gaza, Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për vonesat e armëpushimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.