KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
FokusKryesoreOpinionSociale

Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 12:37 pm
201 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka nivelet e gjobave më të ulëta në Europë për shpejtësinë, me vetëm 9.50 euro. Vendi ynë renditet i pesti më pak i rreptë në kontinent për dënimin e drejtuesve të automjeteve, me një vlerësim të ashpërsisë prej 26.94 pikë nga 100 në total.

Studimi, i kryer nga faqja zvicerane Vignettesëitzerland.com, ka analizuar të dhënat nga burimet zyrtare të qeverive dhe autoritetet kombëtare të transportit për të krahasuar dënimet e shoferëve në të gjithë Europën, duke përfshirë gjobat për shpejtësinë, shkeljet për mosvënien e rripit të sigurimit, shkeljet e dritës së kuqe, kërkesat e vinjetës, drejtimin e makinës në gjendje të dehur dhe  përqindjen e përmbajtjes së alkoolit në gjak.

Në rajon gjobat janë më të larta, ku kryeson Kosova me dënime më të ashpra.

Shtetet më dënimet më të ashpra në Europë

Danimarka kryeson listën me një rezultat të ashpërsisë prej 83,81 pikë, duke pasur gjoba të konsiderueshme për shpejtësinë e lejuar (135 €) dhe një nga më të lartat për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur (670,27 €).

Norvegjia renditet e dyta me rezultatin 82.46. Ky shtet zbaton gjobën më të lartë për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit me 867 euro.

Spanja vjen e treta me një rezultat prej 75.00, e cila vendos një gjobë prej 200 eurosh për shpejtësinë dhe përdorimin e telefonit celular.

Sllovenia dhe Holanda përfundojnë pesëshen e parë me rezultate përkatësisht 71.53 dhe 70.79. Të dy vendet kanë gjoba veçanërisht të larta për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Franca, e renditur në vendin e tetë, vendos gjobën më të lartë të drejtimit në gjendje të dehur me 4500 euro, dukshëm më e lartë se vendet e tjera europiane, duke treguar një qëndrim veçanërisht të rreptë ndaj kësaj vepre penale.

Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Azerbajxhani, janë të vetmet shtete europiane që zbatojnë një politikë të tolerancës zero, me një kufi 0,00% të përmbajtjes së alkoolit në gjak (BAC), duke vendosur standardin më të rreptë për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur në Europë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banorët në protestë kundër Tec-it në Roskovec
Artikulli tjetër Mosbindja civile, lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.