KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turqia mbetet investitori kryesor në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turqia mbetet investitori kryesor në Shqipëri
AnalizeEkonomiKryesore

Turqia mbetet investitori kryesor në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 10:53 am
138 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Turqia mbajti kryesimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për të tretin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 investimet turke kishin vlerën e 58 milionë eurove, në vlerë të përafërt me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa për 9-mujorin 2024 investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 204 milionë eurove, me një rritje prej 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve turke në fund të shtatorit 2024 ka arritur në 1.22 miliardë euro, në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërmarrjet turke kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Sidoqoftë, rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera.

Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.

Gjithashtu, stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.

Pas Turqisë, investitori i dytë më i madh edhe për vitin 2024 vazhdon të jetë Italia, me një fluks total prej 148 milionë eurosh për 9-mujorin e vitit 2024. Investimet italiane janë rritur lehtë me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane në fund të tremujorit të tretë ka arritur tashmë në 1.67 miliardë euro, në rritje me 20% krahasuar me një vit më parë.

Hollanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2024. Vlera e investimeve hollandeze për 9-mujorin 2024 ra në 118 milionë euro, 45% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.47 miliardë eurove, në rritje me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Ndër të paktët investitorë të mirëfilltë hollandezë në Shqipëri kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit ka kryer investime të mëdha për me shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.

Megjithatë, duke përjashtuar Shell, vlerat e larta të investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve.

Ajo është edhe një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Investori i katërt më i rëndësishëm këtë vit, për nga vlera e flukseve të reja, është Austria, me 81 milionë euro. Megjithatë, investimet austriake kanë rënë me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë.

Stoku i investimeve austriake arriti në 843 milionë euro, në rritje me 5.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme këtë vit kanë shënuar investimet e ndërmarrjeve kosovare, që për 9-mujorin arritën vlerën e 64 milionë eurove, me një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve kosovare arriti në 387 milionë euro, në rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria hap ambasada të reja në 2025-ën
Artikulli tjetër Ardi Veliu me detyrë të re, do të mbledhë vota për Partinë Socialiste në Vlorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.