KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ardi Veliu me detyrë të re, do të mbledhë vota për Partinë Socialiste në Vlorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ardi Veliu me detyrë të re, do të mbledhë vota për Partinë Socialiste në Vlorë
AktualeKomentKryesoreOpinionPolitike

Ardi Veliu me detyrë të re, do të mbledhë vota për Partinë Socialiste në Vlorë

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 10:56 am
137 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe tashmë kreu i kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve, Ardi Veliu do të ketë një detyrë të re. Ai është caktuar si koordinator elektoral në Vlorë për të mbledhur vota.

Mësohet se pak ditë më parë, Ardi Veliu është prezantuar nga ministri Pirro Vëngu si pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorë, për t’u angazhuar në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Pirro Vëngu në takim me organizatat socialiste. Reagimi i parë kundër këtij vendimi ka ardhur nga Partia e Lirisë, përmes politikanes Silva Caka.

“Ardi Veliu, qejfliu i mishit të derrit të zi, që bënte gjoja si drejtor apolitik i Policisë së Shtetit, sapo u emërua koordinator elektoral në Vlorë, i partisë në pushtet”, shkruan ajo.

Ardi Veliu ka mbajtur më parë detyra si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe tashmë është në krye të kompanisë së krijuar pak muaj më parë për prodhimin e armëve, “KAYO”.

Ai u emërua drejtor në shkurt të vitit 2018 ndërsa drejtimi i Policisë së Shtetit prej tij u shoqërua me akuza për instrumentalizim partiak të kësaj strukture. Ardi Veliu ishte gjithashtu drejtori që pa degradimin e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit në përplasje të dhunshme.

Gjatë katër viteve të drejtimit të tij, Policia e Shtetit rrëshqiti gjithnjë e më shumë drejt një strukture propartiake, duke shënuar kulmin pak para zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqia mbetet investitori kryesor në Shqipëri
Artikulli tjetër Çfarë i pengon bilbilët e sinjalizimit për të fryrë kundër korrupsionit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.