GJKKO ka dënuar me dy vjet heqje lirie, pas regjistrimit të veprës penale të korrupsionit, një oficer të Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Dibër.
“Shtetasi Sh.C dyshohet se i ka marrë 3 mijë euro shtetasit F.K për të favorizuar pozitën procedurale të shtetasit A.Sh. në çështjen penale kundër tij, (konkretisht procedimi penal nr. 9/2020 i Prokurorisë Dibër)”, thuhej në njoftimin zyrtar nga ana e SPAK.
Ndërkohë për një tjetër oficer i Policisë Gjyqësore është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. “Shtetasi nën hetim A.P., në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka pëmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore”, shkruhej më tej në njoftim.