KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpallet i pafajshëm polici që hodhi flamurin shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shpallet i pafajshëm polici që hodhi flamurin shqiptar në Maqedoninë e Veriut
AnalizeFokusPolitikeRajoni

Shpallet i pafajshëm polici që hodhi flamurin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 28 Dhjetor, 2024 11:59 pm
144 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Polici që hodhi flamurin shqiptar është shpallur i pafajshëm, bën me dije ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Asnjë përgjegjësi nuk është konstatuar dhe nuk ka pasur shkelje të procedurave standarde të funksionimit nga polici që në ditën e Flamurit Shqiptar, në Kumanovë e hoqi flamurin shqiptar nga shtiza.

Toshkovski ka thënë se është mbyllur procedura hetuese ndaj policit nga Kumanova. “Një hetim është hapur nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm. Në kuadër të veprimeve hetuese, nuk është konstatuar se ka bërë shkelje të një procedure në MPB. Me këtë mbyllet procedura për zyrtarin policor”, tha Toshkovski.

Pas kësaj deklarate, ashpër ka reaguar BDI e Ali Ahmetit. Vendim skandaloz e ka quajtur BDI, ndërsa thonë se pafajësia e policit huligan nga Kumanova është akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mbyllur rastin e policit që poshtëroi Flamurin Kombëtar Shqiptar pa asnjë përgjegjësi apo masë ndëshkuese është një akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ky veprim tregon dështimin total të institucioneve për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave themelore. Përgjegjësia për këtë situatë nuk mbetet vetëm tek hakmareja etnike apo tek ministri Pançe Toçkovski, por edhe tek përfaqësuesit shqiptarë brenda qeverisë, të cilët me manipulimet e tyre të vazhdueshme dhe premtimet e rreme kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve. Zëvendësministri dhe përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur nga VMRO-DPMNE , që sot janë pjesë e kësaj qeverie kanë treguar paaftësi totale për të përfaqësuar dhe mbrojtur komunitetin e tyre, duke u bërë garantues të padrejtësisë dhe diskriminimit”, thonë në BDI.

Heshtja e tyre përballë këtij akti dhe shumë veprimeve të tjera diskriminuese, vijon më tej reagimi, është një turp i madh dhe një tradhti ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve.

“Në vend që të jenë mbrojtës të shqiptarëve, ata janë bërë vegla të pushtetit që në mënyrë sistematike poshtëron simbolet dhe dinjitetin tonë kombëtar. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më. Shqiptarët janë lodhur nga manipulimet, premtimet boshe dhe tradhtitë e përfaqësuesve të tyre, të cilët vazhdojnë të veprojnë për interesa personale në vend që të mbrojnë të drejtat dhe interesat e komunitetit të tyre. Të gjithë ata që janë pjesë e kësaj padrejtësie do të mbajnë përgjegjësi përpara shqiptarëve dhe historisë”, tha ai.

 

Marrë nga Zhurnal.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndotja e ajrit kthehet në problem, qytetarët në Shkup vijojnë me protestat
Artikulli tjetër I penduar për tërheqjen e tij nga gara presidenciale, habit Joe Biden: Do e kisha mundur Trumpin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.