KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: The Economist: A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > The Economist: A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?
AnalizeOpinionSociale

The Economist: A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

Përditësimi i fundit: 3 Janar, 2025 9:44 am
170 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sipas një studimi të fundit të publikuar nga OECD-ja, afërsisht një e pesta e njerëzve të moshës 16 deri në 65 vjeç nuk arrijnë rezultate më të mira në provat e matematikës dhe të leximit sesa pritet nga një nxënës që mbaron shkollën fillore. Më keq akoma, të rriturit në shumë shtete janë bërë më pak të shkolluar gjatë dhjetë viteve të fundit.

“Anketa e aftësive të të rriturve” e OECD-së kryhet vetëm një herë në dekadë. Studiuesit u kërkuan 160,000 të rriturve në 31 shtete dhe rajone, që të bënin disa provime të shkurtra në matematikë, shkrim-lexim dhe zgjidhje të problemave. Synimi ishte të vlerësohej nëse ata janë të aftë të mbajnë një vend pune, të marrin pjesë në jetën qytetare dhe në përgjithësi të lulëzojnë në shoqëri.

Detyrat më fillestare matnin nëse njerëzit mund të kuptonin paralajmërimet e shënuara në anën e pasme të një pakete aspirine, ose të kuptonin se sa letër muri nevojitet për të mbuluar një dhomë. Në nivele më të përparuara, shqyrtohej se sa mirë njerëzit mund të nxirrnin përfundime të shëndosha nga analizat dhe grafikët që tregohen për shembull, nëpër revista.

Finlanda arriti rezultatet më të larta: ajo mori notën mesatare më të lartë në të tri fushat. Edhe njerëzit në Holandë, Norvegji dhe Japoni arritën një nivel më të mirë se mesatarja në të gjitha disiplinat. Anglia është ngritur në renditje në dhjetë vitet që nga kryerja e fundit e provës, falë rritjes së aftësive të të rinjve. Në të kundërt, rezultatet e Amerikës po bien. Në mënyrë të ngjashme, Kili, Italia, Polonia dhe Portugalia kanë një përqindje të lartë të njerëzve që arritën rezultate poshtë normës mesatare. Pothuajse gjysma e kilianëve patën rezultate mjaft të dobëta, si në matematikë, ashtu edhe në lexim, krahasuar me vetëm 8% të japonezëve.

Rezultatet e përgjithshme tregojnë rënien e aftësive fillestare. Pothuajse për çdo vend që ka rritur pikët ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, ka një tjetër që ka pasur rënie të pikëve. Për sa i përket shkrim-leximit, vendet me rezultate në rënie janë më të shumta se ato që kanë pasur përparim. Kjo po ndodh pavarësisht se më shumë njerëz po përfundojnë shkollën e mesme dhe më shumë po marrin diploma. Njerëzit më pak të aftë po bëhen gjithnjë e më të paaftë. Në shumë shtete po zgjerohet hendeku midis njerëzve më të aftë dhe atyre më pak të aftë.

Një shpjegim është rritja e emigracionit. Banorët jo vendas zakonisht dalin më dobët në provat e gjuhës. Plakja e popullsisë është një arsye tjetër: të dhënat tregojnë se aftësitë në llogaritje dhe shkrim-lexim arrijnë kulmin rreth moshës 30-vjeçare apo pak më vonë. Por edhe kur llogariten këto ndryshime, rezultatet e shkrim-leximit në shumë shtete po bien. Andreas Schleicher, kreu i arsimit dhe aftësive në OECD, thotë se të rriturit tani po praktikojnë më pak se sa dikur leximin e teksteve të gjata dhe të ndërlikuara. Për këtë mund të fajësojmë edhe TikTok-un.

Studimi i OECD-së nuk është i vetmi që tregon se përmirësimi i aftësive njohëse ka ngecur. Gjatë gjithë shekullit XX, psikometistët vunë re se niveli i inteligjencës po rritej në mënyrë të vazhdueshme, si pjesë e një dukurie të quajtur “efekti Flynn”. Kohët e fundit, në disa shtete është vënë re një stanjacion ose rënie. Shkaku i kësaj është debatuar ashpër. Ajo që askush nuk e vë në dyshim është se njerëzit me tru të shkathët e kanë më të lehtë të shmangin fatkeqësitë e rënda të jetës dhe kanë më shumë gjasa të shijojnë një jetë më të mirë.

Këtë e vërtetojnë edhe sondazhet e kryera krahas provave të OECD-së. Njerëzit që morën rezultate më të larta në provë fitonin paga 75% më të larta se ata që morën rezultate më të ulëta. Dhe duket se fitimet e të qenët i zoti në matematikë dhe shkrim-lexim nuk janë thjesht financiare. Ata njerëz që arritën rezultate më të mira ishin në përgjithësi më të lumtur dhe gëzonin shëndet më të mirë. Ndërsa njerëzit që morën rezultate më të dobëta ishin më dyshues ndaj të tjerëve dhe kishin më shumë gjasa të ndiheshin të shkëputur nga politika. Nuk është nevoja të kesh zgjuarsi të jashtëzakonshme për të kuptuar se kjo mund të sjellë telashe në të ardhmen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime krahasohet me shtetet më të pasura
Artikulli tjetër Rusia do të vazhdojë të përbëjë kërcënim për sigurinë europiane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.