Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas shortit të hedhur, partitë kryesore politike kanë marrë numrat përkatës në fletëvotim.
Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e renditur me numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 131, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 124. Koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate është renditur me numrin 137 në fletëvotim.
Lista e Partive politike dhe numrave të rënë në short:
138. Partia Fjala
137. Nisma Socialdemokrate-AAK, Forumi Intelektual E-30, Lista Konservatore
136. Opre Roma Kosova
135. Koalicija Vakat
134. Kosova Demokratik Türk Partisi
133. Srpski narodni pokret
132. Za Slobodu Pravdu i Opstanak
131. Partia Demokratike e Kosovës
130. Yenilikçi Türk Hareket Partisi
129. Koalicioni për Familje
128. Fatmir Bytyqi
127. Socialdemokratska Unija-Sdu
126. Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda
125. PDAK-LPB
124. Lidhja Demokratike e Kosovës
123. Partia e Ashkalinjëve
122. Kosova Adalet Türk Partisi
120. Partija Kosovskih Srba
119. Nova Demokratska Stranka
118. Lëvizja Vetëvendosje
117. Partia Balli Kombëtar Demokrat shqiptar
116. Srpska Demokratija
115. Partia Liberale Egjiptiane-PLE
114. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
113. Jedinstvena Goranska Parija
112. Lista Serbe
111. Inciativa e Re Demokratike e Kosovës- IRDK
Ky short përcakton renditjen e këtyre subjekteve për zgjedhjet e ardhshme, duke i dhënë mundësinë votuesve të identifikojnë më lehtë partitë e tyre të preferuara. Tërheqja e shortit ka ndodhur pas certifikimit të listës së votuesve nga KQZ, që ka përfshirë gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, me 1 milion e 970 mijë e 944 votues brenda Kosovës dhe 104 mijë e 924 votues jashtë vendit.