KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zhvillimi i pronave shtetërore me privatët, Korporata e Investimeve shtyn afatin deri më 20 janar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zhvillimi i pronave shtetërore me privatët, Korporata e Investimeve shtyn afatin deri më 20 janar
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Zhvillimi i pronave shtetërore me privatët, Korporata e Investimeve shtyn afatin deri më 20 janar

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2025 11:37 am
98 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Koorporata Shqiptare e Investimeve njoftoi se, ka shtyrë afatin për shprehje interesi nga partnerë privatë potencialë që duan të paraqesin ofertë për të zhvilluar projektet mbi pronat shtetërore.

Në faqen e saj zyrtare Korporata bëri me dije se afati i parë i përcaktuar në 6 janar 2025 tashmë është zëvendësuar me atë 20 janar 2025. Aktualisht janë në proces shprehje interesi për partneritet dy projekte. I pari është nënprojekti “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare” me kontratën që ka në objekt “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”.

“Korporata nëpërmjet kësaj procedure konkurruese publike ndërkombëtare synon të përzgjedhë partnerin privat, në cilësinë e Sipërmarrësit për zhvillimin e pronës për sipërmarrje, duke realizuar projekt-idenë arkitekturore të bashkimit të subjekteve Baukuh Studio Associato & Muoto & Sam Chermayeff Office & Yellow Office & Bollinger Grohmann & Atmoslab & Simoj Boudvin & Arkimade” thuhet në njoftimin  e Korporatës.

Në dokumentet e bëra publike thuhet se për të mundësuar zhvillimin e godinës së Kadastrës Shqiptare (kushti publik i transferimit të pronës) dhe në mënyrë që institucionet publike të përfitojnë pa kosto 34,000 m2 ndërtim me parametra modernë dhe cilësorë, vihet në dispozicion nga ATP për zhvillim me sipërmarrjen të godinës LIFT Tower, prona e saj tek rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, rreth 2,357.55 m2. Kjo pronë ka vlerë të lartë ekonomike për sipërmarrjen dhe si rrjedhim është me interes për t’u zhvilluar.

Nënprojekti i dytë për të cilët kompanitë private mund të shprehin interes për të hyrë në partneritet me Korporatën është ai “Ndërtimi dhe menaxhimi i Kompleksit Governativ” me objekt kontrate “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i VOID Tower”.

“Korporata nëpërmjet kësaj procedure konkurruese publike ndërkombëtare synon të përzgjedhë partnerin privat, në cilësinë e Sipërmarrësit për zhvillimin e pronës për sipërmarrje, duke realizuar projekt-idenë arkitekturore të bashkimit të subjekteve Andrea Kaputo & Focus Architecture & OpenFabric & James Beckett”, thuhet në njoftim.

“Me vendimin VKM 328/2024, Këshilli i Ministrave me aktin e transferimit të disa pronave në pronësi të Korporatës dhe disa pronave të tjera me të drejta zhvillimi, vendosi si kusht për transferimin e pronës plotësimin e nevojave të institucioneve publike sipas termave të marrëveshjeve të bashkëpunimi, terma të cilat ishin baza e hapjes së konkursit të projektimit të projekt-idesë së projektimit pjesë e kësaj procedure konkurruese lidhur me ndërtimin e Kompleksit Governativ në zonën urbane pranë stadiumit “Selman Stermasi” në një truall rreth 11,892 m2 dhe VOID Toëer në zonën urbane në bulevardin “Zhan d’Ark” thuhet në dokumentet e Korporatës lidhur me procedurën.

Në këtë kontekst privati do të zhvillojë ndërtimin tek Aviacioni Civil dhe Parku i Delegacioneve dhe njëkohësisht edhe ndërtimin në Bulevardin Zhan d’Ark.

Korporata Shqiptare e Investimeve ka specifikuar kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë që shprehin interes për të hyrë në marrëveshje partneriteti me këtë të fundit teksa nënvizon se aspekti kryesor që u jep avantazh kompanive është përqindja më e lartë e sipërfaqes që ofrohet për llogari të shtetit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë, këtë vit
Artikulli tjetër Qeveria kërkon 40 milionë euro të tjera hua për hekurudhën Tiranë-Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.