Shqipëria teksa synon të rivendosë funksionimin e hekurudhave, po merr borxh. Por duket se as borxhi nuk mjafton.
Qeveria kërkon edhe 40.7 milionë euro hua nga BERZH për mbylljen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe për ndërtimin e linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Gjithashtu, do të financojë edhe shtesën e kostos së projektit, ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore me vlerë rreth 29 milionë euro, si dhe financimi shtesë i kontratës së mbikëqyrësit të punimeve, me vlerë 1.2 milionë euro. Në relacion thuhet se afati i zbatimit të projektit është data 31 gusht 2025, kurse hekurudha pritet të jetë gati për të udhëtuar në fillim të vitit 2026.
Ky projekt është bashkë financuar nga BE me një grant investimi prej 35.5 milionë eurosh dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmes kredisë së parë në vlerën 36.8 milionë euro.
Linja hekurudhore do të jetë një linjë tërësisht elektrike, do të ketë 8 ndalesa dhe për të shkuar nga kryeqyteti në Durrës do të duhen vetëm 22 minuta, kurse deri në Rinas 12 minuta.
Marrë nga Liberale.al